Pacolli: Humbja e albanologut Elise, lajm i trishtuar për shqiptarët

Aktuale

Pacolli: Humbja e albanologut Elise, lajm i trishtuar për shqiptarët

Nga: Bota sot Më: 2 tetor 2017 Në ora: 20:04
Zv.kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli

Zv.kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka vlerësuar si humbje të madhe vdekjen e albanologut Rober Elsie.

Pacolli përmes një statusi në Facebook, ka shkruar se ky është një lajm i trishtuar për krejt botën shqiptare.

Ai gjithashtu ka treguar përkushtimin e Elisies në historinë e Shqipërisë dhe Kosovës.

Postimi i plotë:

Humbja e nje albanologu te huaj, e nje studiuesi te madh dhe te pasionuar te kultures shqiptare eshte diçka shume e rende pse ne kopshtin e tyre kane mbetur fare pak lisa te larte.

Ndaj per krejt boten shqiptare ishte lajm i trishtuar, ai i ndarjes nga jeta te Prof. Robert Elsie. Me punen e tij te palodhur ai afirmoi fuqishem ne bote letersine shqiptare, kulturen shqiptare , si dhe fotografi te pazbuluara ndonjehere qe ne themel perbejne historine e Shqiperise dhe te kombit shqiptar.

Robert Elsie qe prej vitit 1985 ne memorien time i ishte perkushtuar me te gjitha energjite e tij kultures shqiptare ne pergjthesi pa dallime krahinore apo religjioze.

Madje mbaj mend se Roberti i kishte thene para disa kohesh nje mikut tim se ne Kosove ndihej si ne Europe. Dhe ne amanetet e tij me goje shume miq te tij pohojne se ai donte te prehej ose ne Shqiperi, ose ne Kosove.

Perkushtimi i tij per Kosoven vijoi deri ne fund te jetes se tij: Prof. Robert Elsie sapo kishte pergatitur nje liber ne bashkepunim me studiesin tone Bejtullah Destani: Kosovo Documentary History 1912- 1945 – Nga Lufterat Balkanike deri ne fund te Luftes se dyte boterore. Kete liber e ka mbeshtetur dhe vellai im Selim Pacolli, dhe qe do te botohet gjate muajt nentor ne Londer.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat