Pozita e opozita me unanimitet ratifikojnë marrëveshjen IPA 2016

Aktuale

Pozita e opozita me unanimitet ratifikojnë marrëveshjen IPA 2016

Më: 4 tetor 2017 Në ora: 07:10
Kuvendi i Kosovës

(E plotësuar) - Pozita e opozita si rrallë herë janë bërë bashkë në Kuvendin e Kosovës për të votuar projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes Financiare IPA 2016, pjesa e parë, e cila është nënshkruar në prill të këtij viti ndërmjet Kosovës dhe BE-së.

Me unanimitet të plotë, ligjvënësit me 98 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, ratifikuan marrëveshjen që Kosovës i sjellë 70.15 milionë euro.

Ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha, tha se kjo marrëveshje financiare rregullon zbatimin e programit IPA 2016, pjesa e parë, i cili përfshin 6 projekte të cilat do të ndihmojnë përafrimin me legjislacionin e BE-së, të drejtat e komuniteteve, rritjen e konkurrueshmërisë për ndërmarrjet kosovare, si dhe përkrahjen për lidhjen më të mirë të arsimit me tregun e punës dhe politikat sociale.

Hoxha: Programi konsiston në financimin e 45.5 milionë euro nga BE-ja

“Në tërësi, programi konsiston në financimin e 45.5 milionë euro nga ana e Bashkimit Evropian për Kosovën, ndërsa shuma totale e përfshirë është 71.15 milionë euro, ku përfshihen edhe ofrimi i kredive nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim në vlerë prej 20.5 milion për operatorët privatë, si dhe një shumë bashkëfinancimi nga ana e Kosovës në vlerë prej 4.75 milion ku 2.75 milion janë nga Ministria për Kthim dhe Komunitete, 1 milion nga Ministria e Integrimit dhe 1 milion nga Ministria e Arsimit. Përfituesit inidivual të granteve do të bashkë-financojnë vlerën totale të marrëveshjes financiare në shumë prej 400 mijë ueor ”, tha Hoxha.

Mirëpo, edhe pse ishin pro kësaj marrëveshje, opozita pati edhe kritika ndaj projektligjit, por edhe mos prezencën e  kryeministrit Ramush Haradinaj.

Deputeti i VV-së, Dardan Sejdiu, e quajti për keqardhje mungesën e kryeministrit në seancë për një marrëveshje kaq të rëndësishme për Kosovën.

Sejdiu: Për keqardhje mos prezenca e kryeministrit

“Vetëvendosje do ta votoj projektligjin financiare për IPA 2016, por është për keqardhje qysh kryeministri zellin që e patë dje të ishte në seancë gjatë gjithë kohës, sot për një marrëveshje kaq të rëndësishme nuk është prezent. Është gjithashtu edhe për të ardhur keq, që duhet të amendamentojmë edhe me tutje dokumentet që dalin prej Kuvendi, pra duhet të bëjmë amendamentime që të vendoset fjala Republikë”, tha Sejdiu.

Duke shprehur përkrahjen për këtë projektligj, deputeti i AAK-së Ahmet Isufi iu kundërpërgjigj kolegut të tij opozitar Dardan Sejdiu, që kritikoi kryeministrin për mos prezencën e tij në seancë.

Isufi: Kryeministri s’ka kohë për çdo projektligj të jetë në seancë

“Po ashtu nuk është mirë të keqpërdorët vazhdimisht fjala sepse kryeministri nuk ka kohë për çdo projektligj, për çdo vendim, për çdo ngjarje kur është ministrja e Integrimeve këtu e cila e prezantoj projektligjin. Po ashtu ne kemi qenë në opozitë në të kaluarën dhe çdo marrëveshje ndërkombëtare e cila ka pasur të bëjë me interesat vitale të Kosovës i kemi përkrahur, prandaj kapricet duhet t’i ndalin dhe të veproni si opozitë që e konsideron që po çështje kapitale të veproj për”, theksoi Isufi.

Për mungesën e kryeministrit foli edhe kryesuesi i seancës Xhavit Haliti, të cilit nuk i pëlqeu mungesa e kreut të Qeverisë, por se arsyetimi i Haradinajt ka qenë që në atë kohë ka pasur  takime me zyrtarët e BE-së.

Haliti: E drejtë kërkesa për të qenë kryeministri dhe ministrat në seancë

“Unë mendoj që vërejtjen janë me vend të atyre që kërkojnë me qenë ministrat dhe kryeministri në sallë, por ne kemi një njoftim zyrtar që kryeministri është në një takim me qeverinë me një delegacion të huaj. Sido qoftë tani nuk ka nevojë të shtyheni me grupe për këtë çështje, por kërkesa për të qenë prezent dhe domosdoshmëria për të qenë prezent është permanente për gjithë ministrat. Ministrat që nuk vijnë në seanca dhe kur ka çështje atëherë edhe seancat nuk kanë ndonjë nivel të pranueshëm”, u shpreh Haliti.

Në këtë debat u kyç edhe shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, i cili ia kujtoi deputetit Isufi se është partia e tij që nuk ka votuar MSA-në.

Hoti: Partia e Isufit nuk e votoi MSA-në

“Për kujtim të zotit Isufi, partia e tij nuk e ka votuar MSA-në kur është ratifikuar këtu në Kuvend që është marrëveshja më e rëndësishme pas shpalljes së pavarësisë”, tha Hoti.

Më pas deputetët morën fjalën për të diskutuar rreth marrëveshjes, por të cilën e shfrytëzuan për të bërë fushatë zgjedhore se kah duhen investuar fondet e IPA-së. Si shkak i kësaj, kryesuesi i seancës Xhavit Haliti, kërkoi nga deputetët që të mos bëjnë fushatë sepse nuk vendos Kuvendi se kah do të investohen paratë e IPA-së.

Ndërsa, pas miratimit të këtij projektligji, ministrja e Integrimeve Evropiane Dhurata Hoxha, tha se ky rast tregoi se kur është në pyetje interesi i Kosovës mund të bëhen bashkë për të mirën e qytetarëve të saj.

Ndërsa, ndaj vërejtjeve të deputetëve për të futur në dokumentet e Kosovës me BE-në, fjalën Republikë, Hoxha theksoi se kjo mund të bëhet dhe në të ardhmen nuk do të vjen në Kuvend asnjë dokument pa fjalën Republikë.

Hoxha: Në dokumentet e ardhshme do të jetë fjala Republikë

“Sot dua të theksoj ky është një sukses i madh i bashkëpunimit në mes të Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës....Është e mundur sepse ne këtë veç e kemi bërë dhe do të thotë nuk kam qenë e njohur me këtë aspekt, por në Komisionin për Integrime Evropiane e kemi miratuar dhe tash e pas të gjitha këto marrëveshje do të jenë me fjalën Republika e Kosovës”, theksoi Hoxha.

Afati përfundimtar për hyrjen në fuqi të kësaj marrëveshjeje financiare është 31 dhjetori i këtij viti.

Miratohet marrëveshja financiare për IPA-në

Marrëveshja financiare për IPA  ndërmjet  Kosovës dhe Bashkimit Evropian është votuar me 93 vota për, asnjë kundër, asnjë abstemim.

“Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes financiare për IPA 2016 ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian”, thuhet në njoftimin e Kuvendit të Kosovës.

Marrëveshja IPA 2016 ndërmjet Kosovës dhe BE-së i sjellë vendit 71,15 milionë euro.

Projektligjin për ratifikim të marrëveshjes IPA-2016 e ka paraqitur në seancë ministrja e Integrimeve Dhurata Hoxha.

Me këtë rast ajo tha se kjo marrëveshje financiare rregullon zbatimin e programit IPA 2016, pjesa e parë, i cili përfshin 6 projekte të cilat do të ndihmojnë përafrimin me legjislacionin e BE-së, të drejtat e komuniteteve, rritjen e konkurrueshmërisë për ndërmarrjet kosovare, si dhe përkrahjen për lidhjen më të mirë të arsimit me tregun e punës dhe politikat sociale.

“Në tërësi, programi konsiston në financimin e 45.5 milionë euro nga ana e Bashkimit Evropian për Kosovën, ndërsa shuma totale e përfshirë është 71.15 milionë euro, ku përfshihen edhe ofrimi i kredive nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim në vlerë prej 20.5 milion për operatorët privatë, si dhe një shumë bashkëfinancimi nga ana e Kosovës në vlerë prej 4.75 milion ku 2.75 milion janë nga Ministria për Kthim dhe Komunitete, 1 milion nga Ministria e Integrimit dhe 1 milion nga Ministria e Arsimit. Përfituesit inidivual të granteve do të bashkëfinancojnë vlerën totale të marrëveshjes financiare në shumë prej 400 000 EURO.”, ka thënë Hoxha.

Ajo ka ftuar të gjithë që të miratojnë projektligjin në fjalë, dhe menjëherë pas kësaj do të finalizohet që sa më parë të bëhet hyrja në fuqi, ashtu që fondet e parapara me këtë marrëveshje të fillojnë zbatimin për projektet për të cilat janë planifikuar.

Hoxha ka njoftuar se afati përfundimtar për hyrjen në fuqi të kësaj marrëveshjeje financiare është 31 dhjetori i këtij viti.

Pro këtij projektligji për ratifikimin e marrëveshjes financiare për fondet IPA 2016 janë shprehur edhe përfaqësuesit e PDK-së, LDK-së, AAK-së dhe Nismës.

Edhe deputeti i VV-së Dardan Sejdiu tha se ata do të votojnë pro ligjit për ratifikimin e marrëveshjes për fondet IPA. Por ai e quajti për keqardhje mos praninë e kryeministrit Ramush Haradinaj i cili dje me zell qëndroi tërë ditën në seancë derisa sot për një marrëveshje kaq të rëndësishme për Kosovën.

***

 Deputeti i Vetëvendosjes Liburn Aliu kërkon që të përsëritet votimi i mocionit për shkarkimin e ministrit Nenad Rikallo.

Sipas tij, kjo pasi që nuk e kanë ditur se do të fillojë seanca pasi që nuk ka pasur zile.

Por kryesuesi i seancës Xhavit Haliti tha se votimi për mocionin e djeshëm nuk mund të përsëritet.

Dje deputetët nuk kanë mundur të votojnë mocionin e kërkuar nga LDK për shkarkimin e ministrit Nenad Rikallo.

Vazhdon seanca e Kuvendit

 Kuvendi i Kosovës po vazhdon seancën plenare, ku do të diktohet Marrëveshja financiare për IPA.

“Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes financiare për IPA 2016 ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian”, thuhet në njoftimin e Kuvendit të Kosovës.

Marrëveshja IPA 2016 ndërmjet Kosovës dhe BE-së i sjellë vendit 71,15 milionë euro.

***

Kuvendi i Kosovës sot vazhdon seancën plenare, ku do të diktohet Marrëveshja financiare për IPA.

“Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes financiare për IPA 2016 ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian”, thuhet në njoftimin e Kuvendit të Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat