“Haradinajt s’i kryen punë as Arbitrazhi për Demarkacionin”

Aktuale

“Haradinajt s’i kryen punë as Arbitrazhi për Demarkacionin”

Naile Ejupi Nga Naile Ejupi Më 5 tetor 2017 Në ora: 17:39
Ramush Haradinaj

Analistët politikë thonë se marrëveshja e Demarkacionit, më nuk varet nga komisionet apo arbitrazhet.

Analisti politik, Dimal Basha, ka thënë se pas debatit dy vjetor për këtë çështjen e Demarkacionit, ajo ende nuk është dërguar në arbitrazh.

Sipas tij, zhurma për demarkacionin ka qenë vetëm spektakël për ta dërguar vendin në zgjedhje të reja.

Image
Dimal Basha

“Çfarëdo vonëse rreth ratifikimit të marrëveshjes se demarkacionit nënkupton izolim të mëtutjeshëm të qytetarëve të Kosovës. Ka që 2 vjet që debatohet kjo çështje dhe ende nuk është dërguar në arbitrazh, sepse mendoj unë krejt kjo zhurmë për demarkacionin ka qenë vetëm spektakël për ta çuar vendin në zgjedhje të reja. Pas zgjedhjeve, çështja rreth ratifikimit ka ndryshuar komplet duke marreë parasysh që numri i atyre që e kundërshtojnë këtë çështje është rritur në Kuvend. Me fjalë tjera, kjo marrëveshje kërkon aprovimin e 80 deputetëve, numër ky është shumë vështirë të arrihet duke marrë parasysh kundërshtinë e 32 deputetëve nga LV, disa deputetë shqiptarë brenda partive tjera nga LDK, si dhe Listën Serbe”, ka pohuar Basha në një prononcim për gazetën “Bota sot”.

Ai më tej ka theksuar se kjo marrëveshje nuk varet nga komisionet apo arbitrazhet dhe se Demarkacioni nuk do të gjejë zgjidhje.

“ Pra, për shkak të ndryshimit të konfiguracionit në Kuvend, Haradinaj dhe deputetët e AAK-së, kjo marrëveshje nuk varet nga komisionet apo arbitrazhet sepse Haradinaj me deputetët e tij nuk janë më faktorë vendimtarë për ratifikimin e kësaj marrëveshje dhe duke marrë parasysh opozitën e fortë që ka në Kuvend. Si pasojë, unë mendoj se kjo çështje nuk do të gjejë zgjidhje dhe qytetarët e Kosovës do të vazhdojnë të mbesin të izoluar edhe për një kohë të gjatë”, ka theksuar Basha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat