Reagon LDK në Vushtrri: Thaçi takoi zyrtarët e PDK-së, po ndërhynë në fushatë

Aktuale

Reagon LDK në Vushtrri: Thaçi takoi zyrtarët e PDK-së, po ndërhynë në fushatë

Më: 8 tetor 2017 Në ora: 20:20
Thaçi me kandidatin për kryetar të kësaj komune nga radhët e PDK, së, Ferid Idrizi dhe kryetarin e Degës së PDK-së në Vushtrri, Kurtan Kajtazi, gjatë një vizite në këtë qytet.

Dega e LDK-së në Vushtrri, ka reaguar pas vizitës dhe takimit që presidenti i vendit Hashim Thaçi ka zhvilluar gjatë ditës me disa prej zyrtarëve të PDK-së në këtë komunë.

Për LDK-në kjo vizitë paraqet ndërhyrje në fushatë zgjedhore, çka ata e konsiderojnë si shkelje kushtetuese.

Është kandidati i LDK-së për kryetar, Xhafer Tahiri që ka postuar në Facebook një reagim të shtabit zgjedhor të LDK-së në këtë komunë, ku dënojnë vizitën e Thaçit në kohë fushate.

Ky është reagimi i plotë:

“Reagim ndaj vizitës së Presidentit Thaçi në Vushtrri.

Shtabi i Degës së LDK-së në Vushtrri shprehë shqetësim të thellë në lidhje me takimet e Presidentit Hashim Thaçi me kandidatin për kryetar të kësaj komune nga radhët e PDK, së, z. Ferid Idrizi dhe kryetarin e Degës së PDK-së në Vushtrri, z. Kurtan Kajtazi, gjatë një vizite në këtë qytet.

Duke iu referuar lajmit të portalit viciana.info, pronar i të cilit është z. Shemsedin Preteni – zëdhënës i Komunës së Vushtrrisë gjatë mandatit të fundit të qeverisjes së PDK-së në këtë komunë, mësohet se kreu i shtetit ka takuar zyrtarët më të lartë lokalë të PDK-së në restoranin “Ura e vjetër e gurit”, i cili poashtu është në pronësi të një zyrtari të PDK-së, z.Sami Istrefi, kandidat për Kuvend Komunal nga radhët e PDK-së dhe drejtor i deritashëm i Shërbimeve Publike në Komunën e Vushtrrisë.

Dega e LDK-së në Vushtrri dënon përpjekjet e presidentit për ndërhyrje politike në kohë fushate dhe ia përkujton atij obligimin kushtetues që ka kreu i shtetit – të qenit apartiak, apolitik dhe i paanshëm në raport me zhvillimet politike.

Takimi i Presidentit Hashim Thaçi me zyrtarët e lartëpërmendur përbën shkelje të Kushtetutës.

Lidhja Demokratike e Kosovës – Dega në Vushtrri zotohet se më 22 tetor do ta çojë pushtetin e kalbur të PDK-së në shtëpi. Epoka e Hashim Thaçit ka mbaruar dhe poashtu e

PDK-së në qeverisjen komunale në Vushtrri e gjithandej në Kosovë.

Shtabi i Degës së LDK-së në Vushtrri”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat