“Haradinaj nuk mund ta ndalë Listën Serbe, ajo i përgjigjet vetëm Serbisë”

Aktuale

“Haradinaj nuk mund ta ndalë Listën Serbe, ajo i përgjigjet vetëm Serbisë”

Hava Orana Xhukolli Nga Hava Orana Xhukolli Më 8 tetor 2017 Në ora: 20:58
Lista Serbe

Serbia i ka shtuar provokimet karshi Kosovës sidomos tani që Lista Serbe është fuqizuar në qeverinë e Kosovës. Përderisa Lista serbe ka marr një rol të rëndësishëm në Qeverinë e Kosovës, ajo do të bëhet pengesë për realizimin e shumë proceseve të rëndësishme.

Njohësi i çështjeve juridike, Blerim Burjani thotë se tani Kosova nuk mund ta ndalë Listën Serbe, e cila i përgjigjet vetëm Beogradit.

“Po tash Kosova më nuk ka dorë as nuk mund të ndal në asnjë situatë as rast Listën serbe e cila i përgjigjet vetëm Serbisë, çfarë roli ka Kuvendi i Kosovës  apo Kryeministri për të ndal këta deputetë të cilët e shkelin kushtetutën e Kosovës në çdo çast dhe nuk i përgjigjen askujt në Kosovë”, thotë Burjani.

Sipas tij, deri më tash askush nga Kosova mendoj nga mandatari aktual, e as ata më herët nuk iu tërheq vërejtja kësaj liste se nuk mund të veproj në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.

“Paramendoni sikur shqiptarët e Luginës të vinin në Kosovë të pyeteshin kryeminsitrin e vendit për gjithçka a do të lejonte qeveria serbe këtë? Normal se jo. Kushtetuta edhe ashtu pa Serbinë fare e favorizon pakicën serbe në çdo situatë që ka të bëjë me të drejta politike dhe juridike dhe të drejtat e kësaj pakice”, thotë ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat