Haradinaj i jep një muaj kohë Prokurorisë për të hetuar listat e veteranëve

Aktuale

Haradinaj i jep një muaj kohë Prokurorisë për të hetuar listat e veteranëve

Më: 9 tetor 2017 Në ora: 13:30
Haradinaj me veteranët

Pas takimit të 5 përfaqësuesve të veteranëve me kryeministrin Ramush Haradinaj, ky i fundit u ka thënë veteranëve që ai nuk ka asnjë faj, duke shtuar se obligimin e tij ai e ka përfunduar.

Haradinaj i ka orientuar veteranët që të kërkojnë përgjigje nga Kuvendi i Kosovës dhe deputetët për rishqyrtimin e buxhetit.

Sipas veteranëve, Haradinaj citohet të ketë thënë se i ka dhënë 1 muaj kohë Prokurorisë së Kosovës për të hetuar listat e veteranëve dhe për të ngritur kallëzime penale për ata që e keqpërdorin këtë status.

Veteranët tani janë drejtuar tek Kuvendi i Kosovës për t’u takuar me kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat