Akuzat e sotme të Presidentit Thaçi, interesante edhe për mediat ndërkombëtare

Aktuale

Akuzat e sotme të Presidentit Thaçi, interesante edhe për mediat ndërkombëtare

Më: 9 tetor 2017 Në ora: 23:45
Hashim Thaçi

Sot në Prishtinë, nga disa organizata joqeveritare në vend, është bërë prezantimi i një raporti për perceptimin publik rreth Gjykatës Speciale. Në një konferencë, ku u prezantua raporti, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se raporti i senatorit zviceran, Dick Marty, që ngriti për herë të parë pretendimet për gjoja krime lufte nga ish-pjesëtarë të UÇK’së, ka qenë i motivuar politikisht dhe jo aksidental.

Si asnjëherë më parë, ai ka goditur shtetet mike të Kosovës, të cilat kanë kërkuar krijimin e Gjykatës Speciale, duke theksuar se si këmbim ato kishin premtuar një sërë përfitimesh për Kosovën.

Por, Thaçi ka thënë se asnjë nga këto premtime, si: anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës, liberalizimi i vizave dhe premtime tjera nuk janë përmbushur.

Mediat ndërkombëtare i kanë bërë jehonë akuzave të Thaçit.

"Presidenti i Kosovës akuzon komunitetin ndërkombëtar se nuk e mbajti fjalën", ka raportuar agjencia e lajmeve, AP.

Shkrimi i saj është publikuar më pas edhe në dy gazetat më të rëndësishme në Shtetet e Bashkuara, The New York Times e The Washington Post.

"Udhëheqësi i Kosovës dënon 'premtimet' boshe të udhëheqësve perëndimorë", ka qenë titulli i raportit të AFP për akuzat e Thaçit. 

Raporti i AFP është publikuar më vonë në Yahoo News e France 24, në mesin e disa mediave botërore.

Me tituj të ngjashëm, për akuzat e Thaçit kanë raportuar edhe mediat gjermane, italiane e skandinave, por edhe ato rajonale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat