Fillojnë mbledhjet konstituive të komisioneve parlamentare

Aktuale

Fillojnë mbledhjet konstituive të komisioneve parlamentare

Nga: A.S. Më: 10 tetor 2017 Në ora: 07:23
Ilustrim

Sot në Kuvendin e Kosovës do të ketë një punë të ngjeshur në sallat e komisioneve parlamentare.

Gjashtë komisione parlamentare do të mbajnë mbledhjet e para për konstituimin e tyre gjatë këtij mandati.

Keto janë komisionet që do të mbajnë mbledhjet sot gjatë ditës.

- Mbahet mbledhja Konstituive e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja Konstituive e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-II, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja Konstituive e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 11:00) 

- Mbahet mbledhja Konstituive e Komisionit për Buxhet dhe Financa. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 12:00) 

- Mbahet mbledhja Konstituive e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 13:00) 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat