“Pas të gjithë të këqijave që ia bëri Kosovës, tash Thaçi po na armiqëson me ndërkombëtarët”

Aktuale

“Pas të gjithë të këqijave që ia bëri Kosovës, tash Thaçi po na armiqëson me ndërkombëtarët”

Nga: A.S. Më: 10 tetor 2017 Në ora: 07:51
Hashim Thaçi

Publicisti Gëzim Mekuli është shprehur kritik ndaj ndajë deklaratave të  presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi i cili dje ka thënë se është mashtruar nga ndërkombëtaret, pasi që sipas tij në këmbim të themelimit të Gjykatës Speciale, Kosovës do t’i bëhej liberalizimi i vizave.

Për këtë Mekulli thotë se pas përçarjes dhe armiqësimit që Thaçi ia bëri popullit të Kosovës, tash po na armiqëson edhe me ndërkombëtaret.

“E armiqësoj popullin shqiptar në mes vete. E copëtoj kombin dhe territorin e Kosovës. E shkatërroj flamurin kombëtar. E shkatërroj UCK-në. E themeloj "Gjykatën speciale" për ta dënuar UCK-në. 
E tash na armiqëson edhe me ndërkombëtarë. Ky është krimineli me shumë maska, Hashim Thaci!”, ka shkruar Mekulli në profilin e tij në facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat