Si i solli Thaçi raportet Kosovë – BE në pikë kritike - Bota Sot
Si i solli Thaçi raportet Kosovë – BE në pikë kritike

Aktuale

E premte, 17 nëntor 2017

Si i solli Thaçi raportet Kosovë – BE në pikë kritike

Më: 10 tetor 2017 Në ora: 08:45
Thaçi dhe Mogherini

Hashim Thaçi si ministër i Jashtëm dhe si president i vendit brenda dy viteve ka lëshuar katër akuza ndaj BE-së.

Të pestën akuzë e lëshoi të hënën kur tha se BE-ja nuk i ka qëndruar premtimeve të saja në këmbim të miratimit të Gjykatës Speciale.

Në ato momente, ambasadori britanik e lëshoi sallën për siç tha ambasada “punë urgjence”.

Por cilado qoftë arsyeja e lëshimit të sallës nga ambasadori britanik që tashmë përfaqëson edhe një vend që ka dalë nga Bashkimi Evropian, është e qartë se presidenti i vendit ka sjellë raportet mes Kosovës dhe BE-së në një pikë kritike.

Akuzën e fundit ai e lëshoi teksa foli për Gjykatën Speciale. Tha se ai vet si lider i shtetit, ka quar përpara Gjykatën Speciale për shkak se kishte marrë premtime nga ndërkombëtaret e posaçërisht nga BE-ja që Kosova do të anëtarësohej në UNESCO, do ti fitonte vizat, do të formonte ushtrinë dhe do të kishte njohje të reja. Plus edhe anëtarësimin në Këshillin e Evropës.

“Kosova mbajti fjalën, themeloi Gjykatën. Bashkësia Ndërkombëtare asnjë nga këto premtime nuk i realizoi, përkundër Kosovës iu vështirësua rrugëtimi veri-atlantik”, tha Thaçi.

Por këto akuza ndaj BE-së që kulmuan të hënën, kishin nisur qysh në vitin 2015. Atë kohë, Thaçi ishte ministër i Jashtëm dhe zëvendëskryeministër. Ai kishte drejtuar akuza të rënda Bashkimit Evropian lidhur me çështjen e liberalizimit të vizave për kosovarët.

Katër kërcënimet e presidentit për BE-në

“Përderisa i jemi mirënjohës BE-së për nënshkrimin e MSA-së, unë shpreh zhgënjimin e thellë për vonesat e pakuptimta të BE-së për liberalizimin e vizave. Këtë vonesë të BE-së për liberalizimin e vizave për Kosovën e konsideroj provokim të rëndë dhe rezultat të paaftësisë dhe mungesës së vullnetit politik të lidershipit në Bruksel. Për mua është marrëzi nga ana e BE-së, që të mbajë të izoluar kosovarët. Këto vonesa absurde dhe të qëllimshme, jo vetëm që nxisin ekstremizmin në vend, por e rrisin edhe frustrimin tek qytetarët e Kosovës”, kishte shkruar Thaçi.

Por kjo akuzë nuk është se ishte komentuar pasi nuk ishte akuzë e drejtpërdrejtë ndaj BE-së. E teksa Kosova hyri në 2016-ën e bashkë me këtë Thaçi u bë president i vendit më të izoluar në Evropë.

Kur Kuvendi i Kosovës dështoi të miratonte marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi, BE-ja e vendosi si kusht për liberalizimin e vizave dhe Thaçi si president nuk u pajtua me këtë fakt.

Thaçi kishte thënë se as vendet e BE-së nuk e kanë të rregulluar çështjen e kufijve.

“Edhe pse unë nuk pajtohem me kushtin e BE-së që të votohet demarkacioni për liberalizimin e vizave, sepse edhe vendet e BE-së, ende nuk e kanë të rregulluar çështjen e kufijve, por na është vu ky kusht dhe besoj që ne duhet ta përmbushim në mënyrë që qytetarët e Kosovës të lëvizin lirshëm”, kishte shkruar Thaçi në vitin 2016.

E akuzat e fundit të presidentit Thaçi për Bashkimin Evropian erdhi pas atij që e kishte bërë kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.

Edi Rama kishte thënë se bashkimi i Shqipërisë me Kosovën nuk mund të përjashtohet nëse perspektiva për anëtarësimin e Ballkanit në BE venitet. E Thaçi kishte forcuar kërcënimin e Ramës, duke thënë se Bashkimi Evropian është pa vizion dhe lidership.

“Bashkimi Evropian, aktualisht as në raport me Kosovën dhe as me Ballkanin Perëndimor, nuk ka as vizion dhe as lidership për integrimin apo zgjerim me përfshirjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor”, kishte thënë Thaçi.

Me akuzën e fundit presidenti i sjellë raportet Kosovë-BE në një pikë kritike ku akuzon BE-në për mos mbajtje të premtimeve ndaj BE-së./Insajderi.com

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test