Beqaj: Do të ishte dështim për Specialen, nëse nuk vepron kështu

Aktuale

Beqaj: Do të ishte dështim për Specialen, nëse nuk vepron kështu

Nga: A.S. Më: 10 tetor 2017 Në ora: 10:36
Belul Beqaj

 Analisti politik Belul Beqaj në një prononcim për “Bota sot”, thotë se Gjykata Speciale duhet të fillojë menjëherë me procedimin ndaj personave të cilët dyshohen të kenë bërë krime.

Duke folur për deklaratat e presidentit Thaçi ndaj ndërkombëtarëve për themelimin e Gjykatës Speciale, Beqaj tha se i pari i shtetit mund të ketë reaguar emocionalisht sepse mund të jetë edhe ai subjekt i këtij institucioni juridik.

“Thaçi  si kryetarë i Republikës,fatmirësisht ka pushtet të kufizuar dhe fuqi politike  me tendencë të rënies rapide. Ai po ballafaqohet me pasojat e politikës që ka ngritur vet. Nuk e përjashtoj mundësinë  që reflektimi djeshëm të jetë reagim emocional ndaj njohurisë se objekt I trajtimit të Gjykatës speciale ndërkombëtare të jetë edhe ai vet ,me që është kryeprotagonistë i Raportit të Dik Martit që ka shërbyer si bazë për krijimin e GJSN”, tha Beqa për “Bota sot”.

Ai thotë se është koha e fundit për Gjykatën Speciale për të ngritur aktakuzat ndaj atyre që dyshohen të kenë kryer krime.

“Pavarësisht  se shtetasit e Kosovës duhet të ndihen të ofenduar për krijimin e Gjykatës, meqë Gjykata është krijuar, do të ishte dështim nëse së shpejti nuk procedohen personat e dyshuar për krime ngase është koha e fundit për të ndarë shapin nga sheqeri .Çdo shtyrje  humb kuptimin e arsyes  për krijimin e saj”, shtoi Beqaj. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat