Arrestohet një person për kanosje ndaj Lladrovcit

Aktuale

Arrestohet një person për kanosje ndaj Lladrovcit

Më: 10 tetor 2017 Në ora: 14:26
Ramiz Lladrovci

Policia e Kosovës njofton se mbrëmë ka marrë një njoftim nga kryetari i komunës së Drenasit Ramiz Lladrovci për kanosje dhe dëmtim prone.

Flora Ahmeti zëdhënëse e Policisë tha se mbrëmë rreth orës 22 e 30 në fshatin Tërstenik ka ndodhur një kanosje ndaj një personi dhe i është dëmtuar prona.    

Ahmeti tha se Policia sot në lidhje me këtë rast ka arrestuar një person të dyshuar pa dhënë identitetin e tij.

Media ka tentuar të marr një deklaratë edhe nga Lladrovci por I njëjti nuk iu është përgjigjur telefonatave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat