Yagcilar: Bashkëpunimi në fushat e interesit të përbashkët dhe shkëmbimi i përvojave me Ministrinë e Administratës Publike të Italisë

Aktuale

Yagcilar: Bashkëpunimi në fushat e interesit të përbashkët dhe shkëmbimi i përvojave me Ministrinë e Administratës Publike të Italisë

Më: 11 tetor 2017 Në ora: 14:10
Mahir Yagcilar, priti ambasadorin e Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi

Ministri i Ministrisë së Administratës Publike, Mahir Yagcilar, priti ambasadorin e Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi.

Ministri Yagcilar, pasi falënderoi ambasadorin për vizitën , u shpreh mirënjohës për shtetin e Italisë, për kontributin dhe mbështetjen që i ka  dhënë shtetit të Kosovës. Ministri Yagcilar informoi ambasadorin për fushëveprimin e ministrisë, për reformat në administratën publike dhe modernizimin e saj.

Ndërsa, Ambasadori i Italisë Sardi e uroi ministrin Yagcilar për ri emërimin në pozitën e ministrit të Ministrisë së Administratës Publike duke e vlerësuar punën e bërë në fushën e reformave.

Ministri Yagcilar dhe ambasadori italian u pajtuan  për bashkëpunim në fushat të interesit të përbashkët, por edhe për shkëmbimin e përvojave me Ministrinë e Administratës Publike të Italisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat