Zafir Berisha flet për dënimin e PZAP-së që i përdori fëmijët në fushatë

Aktuale

Zafir Berisha flet për dënimin e PZAP-së që i përdori fëmijët në fushatë

Më: 11 tetor 2017 Në ora: 21:04
Zafir Berisha

Kandidati për kryetar të Prizrenit nga Nisma për Kosovën është dënuar sot nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) për përdorimin e fëmijëve në fushatë.

Shuma me të cilën dega e Nismës në Prizren është gjobitur është prej 1 mijë e 800 euro.

Zafir Berisha ka mohuar se ka përdoruar fëmijët gjatë fushatës së tij zgjedhore.

“Unë në fushatë nuk kam përdorur fëmijë edhe në shtëpinë e kulturës kanë qenë 700-800 vetë ka mujt dikush me pas fëmijën e vetë me veti”, ka thënë Berisha.

Ai ka shtuar se nuk ka dashur të komentoj më shumë vendimin e PZAP-së, duke shtuar se ky institucion është i kapur nga bandat mafioze.

“Po unë nuk pres diçka më mirë nga një organ që në kundërshtim me ligjin dhe kushtetutën ka desht me më eliminu nga gara nuk e komentoj më shumë vendimin e një institucioni të kapun nga bandat mafioze të grimit të organizuar”, ka thënë Berisha për Insajderi.

Kujtojmë se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kishte marrë vendim për decertifikimin e 86 kandidatëve për asamble komunale dhe kandidatëve për kryetar të komunave, ku pjesë e këtij vendimi ishte edhe Zafir Berisha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat