OAK dhe INECO bashkojnë potencialet për interes të biznesit

Aktuale

OAK dhe INECO bashkojnë potencialet për interes të biznesit

Më: 12 tetor 2017 Në ora: 16:17
Pamje nga konferenca

Oda e Afarizmit të Kosovës ka nënshkruar sot një memorandum mirëkuptimi me Institutin Ekologjik (INECO).

Memorandumi është nënshkruar nga drejtori ekzekutiv i OAK Ismet Mulaj dhe drejtori ekzekutiv në INECO Besim Dobruna.

Në një komunikatë për media të Odës së Afarizmit thuhet se memorandumi si qëllim kryesor ka thellimin e bashkëpunimit mes të dy palëve, duke koordinuar aktivitete të përbashkëta për ndikim në politikbërje dhe vendimmarrje, duke asistuar, promovuar, përkrahur dhe ngritur nivelin e bashkëpunimit reciprok në mes tyre.

“OAK dhe INECO pajtohen për shkëmbimin e përvojave dhe për të siguruar qasje sistematike ndaj problemeve të identifikuara gjatë punës së përbashkët në fushën e mjedisit, burimeve të ripërtërishme të energjisë dhe efiçiencës së energjisë, si dhe të paraqesin ofertimin e përbashkët dhe të këmbejnë informatat e domosdoshme për implementimin e projekteve”, thuhet në komunikatë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat