Tali: Për këtë arsye Kosova e ka shtet-mik Turqinë

Aktuale

Tali: Për këtë arsye Kosova e ka shtet-mik Turqinë

Nga: A.M. Më: 12 tetor 2017 Në ora: 19:43
Driton Tali

Ish deputeti i Kuvendit të Kosovës, Driton Tali ka komentuar raportet e Kosovës më Turqinë.

Ai ka shkruar në Facebook se me Turqinë Kosova është shtet mikë për shkak që një grupi i madh i qytetarëve të Turqisë me prejardhje nga ne, të cilët ende nuk e kanë harruar origjinën e tyre.

Postimi i plotë:  

Erdogani po e kqyre punen e vet, jo te Kosoves.

Turqine nuk e kemi mike per shkak te Erdoganit apo pse eshte myslimane ose per shkak se ishim pjese e Perandorise saj, por per shkak te nje grupi te madh te qytetareve te Turqise me prejardhje nga ne, te cilet ende nuk e kane harruar origjinen e tyre.

Te tillet i ke ne te gjitha sferat e jetes ne Turqi, qofte ne skenen politike, qofte ne ate kulturore, qofte ne ate arsimore, ekonomike apo shkencore.

Pra per shkak te ketij grupi te hisedareve te Turqise, jemi miq. Ashtu sikurse qe ishim me Egjiptin kur sundohej nga Dinastia e Mehmet Ali Pashes derisa Naseri nuk e shkaterroi ate elite atje.

Nga atehere Egjiptin nuk e patem me mike, ishte me shume mike e Serbise sesa e jona.

Mos e akuzoni Erdoganin i cili e shef interesin e vet. Nuk ka faj ai qe ne i kemi zgjedhur vete keta bandita analfabete qe po na sundojne qe sa e sa!

Dhe mos e perzini fene me interesin kombetar (shteteror). Bie fjala Algjeria eshte nje vend mysliman por mike e Serbise e jo e jona.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat