Bajram Gecaj ia zbulon një “sekret” Halil Matoshit për anëtarësimin në LDK

Aktuale

Bajram Gecaj ia zbulon një “sekret” Halil Matoshit për anëtarësimin në LDK

Nga: B.S Më: 13 tetor 2017 Në ora: 13:32
Bajram Gecaj

Ka vazhduar polemika mes zyrtarit të LDK-së, Bajram Gecajt dhe atij nga AAK, Halil Matoshit.

Gecaj, përmes një postimi në facebook ka shkruar se ishte interesi material që në zgjedhjet e fundit e largoi Matoshin nga anëtarësimi në LDK

“Halil, edhe pse debati im nuk ishte me ty fare, dhe se ti tani njëanshëm ke vendosur me e mbyllë, atëherë po e “mbylli” edhe unë. Por jo pa ta bërë të ditur se une kam qenë, jam dhe gjitherë mbetem LDK. Nuk shitem e as nuk blihem unë për interese materiale. Ndërsa ti e di mirë se ishte mu interesi material që në zgjedhjet e fundit të largoj nga antarësimi në LDK. Gjithashtu, debatet ke mund ti mbyllësh kur ke qenë jasht qeverisjes, tani nuk ta lejon pozita një gjë të tillë”, ka shkruar Gecaj, përcjellë “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat