QKUK së shpejti me shërbim modern të intensives qendrore

Aktuale

QKUK së shpejti me shërbim modern të intensives qendrore

Më: 13 tetor 2017 Në ora: 14:46
QKUK

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK) Basri Sejdiu, ka pritur në takim pune përfaqësuesit e TIKA-s turke, organizatë kjo e cila është në finalizim e sipër të realizimit të projektit për intensiven e re qendrore të QKUK-së.

Burak Ceran, koordinator i TIKA-s  për Kosovë, ka njoftuar Sejdiun, se projekti është drejt finalizimit dhe hapësirat shumë shpejtë do të jenë gati për të nisur punën.

Sipas tij, tani kanë arritur edhe pajisjet mjekësore dhe shtretër dhe hapësirat veçse janë kompletuar, por kanë mbetur edhe disa detaje të tjera si kyçja në sistemin e oksigjenit qendror, e po ashtu  caktimi i stafit të infermierisë nga QKUK.

Sipas tij, përmes këtij investimi po krijohen kushte modern për punë për pacientët dhe stafin shëndetësorë.     

Ndërsa, Sejdiu theksoi se përmes këtij investimi janë krijuar kushte moderne për punë për stafin, por do të mundësohet edhe mjekimi modern me infrastrukturë dhe pajisjet më moderne.

Sa i përket kërkesës për staf shtesë të infermierëve, Sejdiu tha se ka biseduar për këtë çështje direkt me ministrin e Shëndetësisë dhe ka premtime dhe sinjale pozitive që në koordinim edhe me Ministrinë e Financave, do të lejohet stafi shtesë dhe do të mundësohet  jetësimi praktik i hapësirave të intensives së re qendrore për QKUK.

Në takim të përbashkët, të dy palët u pajtuan që përmes komisioneve dhe takime të përbashkëta të finalizohet dhe të vihet në funksion sa më shpejtë që të jetë i mundur shërbimi i ri intensives qendrore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat