Mustafa i sigurt: Kosova s’ka humbur territor me Malin e Zi

Aktuale

Mustafa i sigurt: Kosova s’ka humbur territor me Malin e Zi

Më: 13 tetor 2017 Në ora: 21:29
Isa Mustafa

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, duke folur rreth çështjes së demarkacionit me Malin e Zi, tha se është absurde kur thuhet të krijohet një komision për të vërtetuar se kufiri është në Kullë dhe Çakorr.

Emërimi i Bulliqit në krye të këtij komisioni tha nuk mund ta paragjykojë dhe, sipas tij, asnjë komision i brendshëm nuk mund ta përcaktojë shënimin e vijës kufitare.

“Ne duhet t’i ulim gjakrat e të menduarit dhe mos të merremi me konstatime individuale, por që ti lihet ekspertëve  profesional”, tha ai.

Ai tha se do të dëshironte që kufiri të jetë më Çakorr dhe Zhlep dhe do ta votonte me të dy duart, por se sipas tij, komisioni  ka konstatuar se kufiri është aty ku ka qenë edhe më herët dhe se Kosova nuk ka humbur asnjë centimetër territor me Malin e Zi.

“Pra nuk pres se do të zbulojnë diçka të re, porse Kosova ka humbur territor diku rreth dy kilometra me Maqedoninë”, tha Mustafa.

Çështja e demarkacionit duhet të zgjidhet dhe se Brukseli e ka bërë të qartë se ky është një kriter që duhet të përmbushet.

Mustafa foli edhe për kohën kur ka qeverisur me vendin, i cili është sulmuar nga opozita me gazë lotsjellës dhe me vezë.

“Opozita me atë gazin lotsjellës që e pati përdorur në Kuvend na ka bërë gazë të botës”, tha Mustafa në RTK.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat