Mustafa tregon në sa komuna LDK’ja ka me dalë e para

Aktuale

Mustafa tregon në sa komuna LDK’ja ka me dalë e para

Më: 13 tetor 2017 Në ora: 22:42
LDK, fushata

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, i cili është i ftuar në emisionin politik Debat në transmetuesin publik, ka folur për zgjedhjet lokale dhe pozicionin e LDK-së në këto zgjedhje.

Mustafa ka thënë se ka shumë gjasë do të dalin të parët në 10 komuna.

Sipas tij në bazë të analizave e sondazheve që LDK ka në duar pritet që partia e tij të dalë e parë qysh në raundin e parë në disa Komuna.

“Ne presim që do të fitojmë në disa komuna të rëndësishme në raundin e parë.

Pres që të dalim të parët në këto zgjedhje lokale.

Si LDK do të dalim të parët në dhjetë komuna për më tej do t’ia lëmë në duar qytetarëve”, ka thënë Mustafa.

Ai më tej ka folur për procesin e zgjedhje lokale të cilat i ka cilësuar si të qeta dhe demokratike.

“Një proces mjaftë i rregullët po veprohet mbi baza demokratike, përveq disa akuzave të rrejshme, mirëpo në përgjegjësi
Analizat dhe hulumtimet që ne kemi bërë thonë se jemi shumë mirë në këto zgjedhje lokale”, ka deklararuar Mustafa.

Zgjedhjet lokale do të mbahen me 22 tetor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat