I dyshuari për sulm ndaj Vehbi Kajtazit, mik edhe i Kadri Veselit

Aktuale

I dyshuari për sulm ndaj Vehbi Kajtazit, mik edhe i Kadri Veselit

Më: 14 tetor 2017 Në ora: 20:45
Fitim Thaçi

I dyshuari, Fitim Thaçi, i cili po kërkohet nga Policia e Kosovës për sulmin fizik ndaj gazetarit Vehbi Kajtazi, është i afërt me Azem Sylën e PDK-së e Milaim Zekën e Nismës.

Por jo vetëm kaq, i arratisuri Thaçi afërsi ka edhe me kreun e PDK-së, Kadri Veseli.

Në Facebook ai ka një fotografi bashkë me Veselin.

Më herët, Policia e Kosovës kërkoi edhe ndihmën e qytetarëve për ta arrestuar Thaçin,

“Ne po kërkojmë përkrahjen e qytetarëve për lokalizimin e vendndodhjes së të dyshuarit, andaj të gjithë ata që kanë informacion lidhur me të dyshuarin dhe vendndodhjen e tij i lusim që informacionet e tilla t’ia kalojnë policisë ashtu që të mundësohet kapja e tij”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.

Policia theksoi se përkundër ftesave që të paraqitet në Polici, ai nuk e ka bërë një gjë të tillë deri tani. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat