Ku janë kafetë e Lushtakëve në takimin me Ramush Haradinajn?

Aktuale

Ku janë kafetë e Lushtakëve në takimin me Ramush Haradinajn?

Më: 16 tetor 2017 Në ora: 12:22
Lushtakët dhe Haradinaj

Deputeti i Kuvendit Mërgim Lushtaku, ishte sot pjesë e vizitës që babai i tij Sami Lushtaku i bëri sot Kryeministrit Ramush Haradinaj.

Nga kryeministria pohuan se arsyeja e pjesëmarrjes së Deputetit Lushtaku në këtë takim ku ishte diskutuar për gjendjen aktuale në vend dhe çështjen e pensioneve të kategorive të dala nga lufta, ishte shoqërimi i babait të tij për një kafe me Kryeministrin Haradinaj.

Por, të paktën në fotografitë e publikuar nga Kryministria, nuk figurojnë askund kafetë, ku për të cilat thuhet se ishte dhe arsyeja e pjesëmarrjes së Mërgim Lushtakut në takimin e babait të tij Sami Lushtakut me të parin e Qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinj.

Aty shihen vetëm ca facoleta me gota e shishe uji!

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat