Osmani: LDK po i mbledh faktet për ta dërguar presidentin në Kushtetuese

Aktuale

Osmani: LDK po i mbledh faktet për ta dërguar presidentin në Kushtetuese

Më: 16 tetor 2017 Në ora: 14:37
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku

(E plotësuar)- Deputetja nga Lidhja Demokratike e Kosovës , Vjosa Osmani ,nëpërmjet një konference për media ka bërë të ditur se LDK është duke i mbledhur të gjitha provat për ta dëshmuar se presidenti i vendit, Hashim Thaçi, po shkel rëndë duke keqpërdorur pozitën e tij si president në fushatë zgjedhore.

Për këtë Osmani ka thënë se deputetët e LDK-së në pajtim me Kushtetutën janë duke i mbudhur faktet që të kenë mundësi  të ngritin këtë çështje në gjykatën kushtetuese për shkeljet të rëndë të kushtetutës nga Hashim Thaçi.

Osmani: Takimet e presidentit në Vushtrri dhe Klinë antikushtetuese

LDK-ja është duke e përcjell me shqetësim të jashtëzakonshme involvimin e presidentit të Kosovës në fushatën elektorale . Më saktësisht vizitat e tij në Vushtrri dhe Klinë si dhe takimet e tij publike me kandidatët e PDK-së dëshmojnë  mbi paaftësinë e presidentit për të ushtruar rolin e tij kushtetues. Një anim i tillë dëshmon dy gjëra së pari se presidenti i Republikës vazhdon të jetë i lidhur ngushta me interesa partiake të PDK-së. E dyta se PDK është në krizë të thellë elektorale , pra është në panik. Në këtë panik e krizë e njëjta ka mobilizuar , gjitha resurset politike që i ka përfshirë edhe presidencën . LDK është e bindur se krizën e PDK-së s’mund ta ndaloj as presidenti i venit. Sepse rënia e PDK-së në këto zgjedhje është e  pashmangshme “, tha Osmani.

Ajo njëkohësisht e ka ftuar presidentin që të  përmbahet nga animet partiake , të ushtrojw rolin e tij të përcaktuar me Kushtetutë  dhe të lejojw një garë të drejtë dhe demokratike pavarësisht konsekuencave që në këto zgjedhje do të vijnë në partinw e tij. Në kundërtat sipas saj, do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese.

Image

Osmani: LDK po i mbledh faktet për ta dërguar presidentin në kushtetuese

“Është tërësisht e qartë se si kapitull kushtetues për kompetencat e presidentit po ashtu dhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese të vitit 2010 në mënyrë strikte ndalojnë involvimin e presidentit në çfarëdo aktiviteti partiak. Kjo në veçanti është e ndaluar gjatë fushatës zgjedhore . Pra presidenti është duke vepruar në kundërshtim me Kushtetutën.  LDK është duke i mbledhur të gjitha provat për ta dëshmuar atë në mënyrë që deputetët e LDK-së në pajtim me kushtetutën të kenë mundësin dhe të ngrisin këtë çështje në Gjykatën Kushtetuese për shkeljet të rëndë të Kushtetutës nga Hashim Thaçi. Prandaj bëjmë thirrje që të ndalojw me veprimet tilla antikushtetuese sepse pavarësisht se sa angazhohet ai është e pashmangshme rënia dhe humbja e PDK-së në të gjitha komunat “, tha Osmani.

Ndërsa, zëdhënësi i Shtabit Zgjedhor të LDK-së, dhe deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka vlerësuar si të qetë rrjedhën e fushatës së deritanishme por ka pasur disa vërejte në rastin e Podujevës , siç ka thënë ai me shpërndarje të lajmeve të rreme dhe një rast tjetre në Istog, ku sipas tij kandidati i kësaj komunë nga LDK-ja nga kundër kandidatet kanë shpifë ndaj tij dhe se për dyja rastet LDK-ja ka denoncuar autorët.

Abdixhiku: Po cenohet integriteti i kandidatëve të LDK-së, në Istog dhe Podujevë

“Vërejtja parë është e rastit të Podujevës . Ku javëve të fundit janë shpërfaqur lajme të rreme ‘fakenews’ fenomeni i lajmeve të rrejshme po vazhdon ende në Kosovë. Nga portale fiktive që për qëllim kanë cenimin  e integritetit kryesisht të LDK-së, integritetit moral dhe personal të kandidatit tonë atje. dega e LDK-së në Podujevë ka qenë e atakuar në dy javët e fundit në mënyrë të përditshme nga portali lapi.info , i cili në mënyrë të vazhdueshme prodhon lajme të rrejshme. Ne do ti denoncojmë në organet e drejtësisë autorët e portalit. Vërejtja dytë ndërlidhet me rastin e Istogut ku kandidatët për kryetar të kësaj komune kanë shfrytëzuar mos pjesëmarrjen e kandidatit tonë në një debat televiziv, për ti m veshur atij fakte të pa qana dhe të rreme banesore që serish e cenojnë integritetin e tij personal dhe profesional ...Prandaj kemi angazhuar si LDK edhe kandidati vet avokatin që ti denoncoj kundër kandidatët për shpifje. “, tha Abdixhiku.

Sipas tij, fushata elektorale duhet të shërbejë për përballje  të ideve e jo për shpifje.

LDK: Presidenti po shkel rënd Kushtetutën

Përfaqësues të Lidhjes Demokratike e Kosovës, kanë akuzuar Presidentin Hashim Thaçi se po keqpërdorë pozitën e tij për fushatë në Vushtrri dhe Klinë.

Lumir Abdixhiku, zëdhënës i shtabit të LDK tha se në javën e fundit në Podujevë po shpërfaqen lajme të rrejshme.

Sipas tij, vërejtja e dytë është edhe rasti shpifjes në Istog, ku po dëmtohet LDK.

Vjosa Osamani ka thënë se Presidenti i Kosovës është duke keqpërdorë pozitën e tij për fushatë në Vushtrri dhe Klinë.

Ajo ka ftuar Presidentin të ushtrojë detyrën e tij në bazë të Kushtetutës deh jo duke shkelur atë. Sipas saj, Presidenti po shkel rënd Kushtetutën.

Osmani tha po shqyrtojnë mundësin që këtë shkelje nga ana e Presidentit ta dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese.

Në këtë konferencë u tha se Lidhja Demokratike e Kosovës do të jetë parti më e madhja për nga komunat dhe si parti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat