Zjarrfikësit ankohen për mos harmonizim të pagave dhe pozitave

Aktuale

Zjarrfikësit ankohen për mos harmonizim të pagave dhe pozitave

Më: 16 tetor 2017 Në ora: 15:27
Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj

Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, priti në takim sindikatën e zjarrfikësve me të cilët diskutuan për sfidat me të cilat ballafaqohen ata gjatë kryerjes së punëve së përditshme.

Në këtë takim u diskutua për zgjidhjen e statusit të zjarrfikësve dhe për përmirësimin konkret të kushteve të tyre të punës. Me këtë rast ministri Sefaj theksoi se është duke analizuar situatën e përgjithshme për të bërë hapa konkret në përmirësimin e kushteve të zjarrfikësve.

Ndërkaq përfaqësuesit e zjarrfikësve vunë në pah se problem kryesor i zjarrfikësve është mos harmonizimi i pagave dhe pozitave, kushtet në objektet ku punojnë dhe më kryesorja janë pajisjet e vjetruara me të cilat operojnë zjarrfikësit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat