Nëna Ferdonije nuk mori përkrahje nga krerët e shtetit për ta paditur Serbinë

Aktuale

Nëna Ferdonije nuk mori përkrahje nga krerët e shtetit për ta paditur Serbinë

Nga: Hava Orana Xhukolli Më: 16 tetor 2017 Në ora: 19:28
Gazetarja Hava Orana Xhukolli gjatë intervistës me nënën Ferdonije Qerkezi

E rrethuar mes fotografive që i sjellin kujtimet me bashkëshortin Halimin, djemtë Artanin, Armendin, Ardianin dhe Edmondin, jeton e vetmuar zonja Ferdonije Qerkezi. Ajo jeton me shpresën që pas tërë këtyre viteve, do të ketë një vend, ku më të dashurit e saj do të prehen të qetë. Një vend, ku edhe ajo të ketë mundësi  që të ulet e t’i vajtojë. E mbyllur mes  katër mureve të mbushura me fotografi, e të shndërruara madje në një shtëpi-muze, zonja Ferdonie pret vizitorë nga e gjithë bota. Madje, i shpjegon secilit se çfarë ndodhi në natën e tmerrit të 27 marsit të vitit 1999.

E bashkë me rrëfimin, secilit vizitorë i ‘falë’ edhe disa lotë trishtimi e dhimbje për më të dashurit e saj.Me lotë për faqe, na rrëfeu edhe neve se si serbët ia morën bashkëshortin e djemtë atë natë për të mos ia kthyer më kurrë. Pavarësisht ndodhive, ajo thotë se mundohet të qëndrojë e fortë, për një arsye. Ajo e përdor një thënie  gjakovare, “Sa më rëndë që bie, aq më i fortë bëhesh”.  

Image
Nëna Ferdonije duke treguar dhomën e njërit prej djemve të saj, i cili ishte edhe i martuar.

Zonja Ferdonie, thotë se forcën e gjen vetëm e vetëm për shkak të armikut, për t’i treguar se nuk e kanë mposhtur.Ajo tregon se i njeh personat që atë ditë kanë qenë në shtëpinë e saj, por nuk ka informacione nëse është ngritur padi ndaj tyre. Në drejtësinë e Kosovës nuk ka aspak besim, madje as në politikanët të cilët thotë se e kanë vizituar edhe në kohë fushate, por që nuk i premtuan se do të ngrisin padi ndaj serbëve, sado që ajo ju kishte premtuar.

“Bota sot”: Çfarë në të vërtetë ndodhi në natën e 27 marsit të vitit 1999?

Ferdonije Qerkezi: Në familjen e Halim Qerkezit ka ndodhur një tragjedi. Më 17 mars 1999 në shtëpinë e Halim Qerkezit, kanë hyrë policia serbe dhe ma kanë marrë burrin edhe katër djemtë...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat