Një muaj arrest shtëpiak për deputetin Zeka

Aktuale

Një muaj arrest shtëpiak për deputetin Zeka

Më: 17 tetor 2017 Në ora: 16:03
Milaim Zeka

(E plotësuar) - Gjykata Themelore ka marr vendim që deputeti Milaim Zeka të lirohet nga paraburgimi dhe ta vuajë masën e arrestit shtëpiak për 30 ditë nën dyshimin për kryerjen e veprës penale "Pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal".

Lajmin e ka konfirmuar për Kp  avokati i deputetit Zeka, Gazmend Halilaj  i cili ka e kundërshtuar vendimin e kryetarit të Trupit Gjykues Isuf Makolli duke thëne se edhe kjo masë është kundër klientit të tij dhe se ai është i pafajshëm.

Ai tha se  do të bëjë ankesë në Gjykatë të Apelit.

Porkurori kishte kërkuar 30 ditë paraburgim për deputetin Zeka. Ai është arrestuar dje nën dyshimin për mashtrim dhe shmangie nga tatimi.

Prokuroria kërkon 30 ditë paraburgim për Milaim Zekën

Prokuroria Speciale, në seancën e cila është mbajtur sot për gjykimin e deputetit Milaim Zeka, ka kërkuar 30 ditë paraburgim. Lajmin e ka bërë të ditur pala mbrojtëse e deputetit Zeka, avokati Gazmend Halilaj

Në seancën e cila u mbajt sot në Gjykatën Themelore të Prishtinës, prokurorja e rastit po kërkon shqiptimin e masës prej 30 ditësh paraburgim për Milaim Zekën. 

Prokuroria Speciale po kërkon që deputeti Milaim Zeka të dërgohet në paraburgim nën dyshimin për kryerjen e veprës penale "pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal".

Seanca ka përfunduar, ndërsa Gjykata pritet shpejt ta marrë vendim rreth rastit të deputetit Zeka. 

Zeka u ndalua dje nga Policia si i dyshuar për veprën penale “pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”, pra si i përfshirë në mashtrimin e qytetarëve që kanë aplikuar për viza pune në Gjermani.

Partneri i tij i biznesit, Ilir Krasniqi, me të cilin dyshohet se mashtruan kosovarët për viza pune në Gjermani, tashmë është në paraburgim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat