Zyrtari i VV-së reagon për aktakuzën ndaj Poterës: Bandat janë në panik

Aktuale

Zyrtari i VV-së reagon për aktakuzën ndaj Poterës: Bandat janë në panik

Nga: A.M. Më: 18 tetor 2017 Në ora: 15:51
Ajet Potera

Zyrtari i lartë i Vetëvendosjes, Ylli Hoxha ka reaguar pas ngritjes së aktakuzës nga Prokuroria Themelore në Prishtinë ndaj kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës së Podujevës, Ajet Potera për vjedhje të energjisë elektrike.

Hoxha ka shkruar në Facebook se kjo aktakuzë ndajë Poterës nuk e dëmton atë, por  e forcon kauzën për ndryshim.

Postimi i plotë:

Aktakuza ndaj Ajet Poteres, 4 dite para zgjedhjeve, nuk e dëmton as Ajetin e as Vetevendosjen, vetem sa e forcon kauzen per ndryshim, sepse tanime eshte e qarte qe bandat jane ne panik dhe nuk do ta lene asnje institucion pa e perdhose e instrumentalizu! Ajet Potera njihet si nje nder njerezit me te ndershem te Llapit dhe si i tille do t'behet Kryetar i Komunes!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat