Haxhiu reagon pas dënimit të Enver Hasanit: Sistemi i drejtësisë po i privilegjon e ledhaton të korruptuarit

Aktuale

Haxhiu reagon pas dënimit të Enver Hasanit: Sistemi i drejtësisë po i privilegjon e ledhaton të korruptuarit

Nga: A.M. Më: 18 tetor 2017 Në ora: 17:56
Albulena Haxhiu

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka reaguar pas dënimit nga Gjykata në Prishtinë të sh-rektorit Enver Hasani.

Ajo ka shkruar në Facebook se Dënimi me kusht ndaj Enver Hasanit është as më pak dhe as më shumë se inkurajim për kriminelët që u korruptuan aq shumë dhe që e lanë në varfëri popullin!

Postimi i plotë:

Dënimi me kusht ndaj Enver Hasanit është as më pak dhe as më shumë se inkurajim për kriminelët që u korruptuan aq shumë dhe që e lanë në varfëri popullin!

Ky sistem i drejtësisë po i privilegjon e ledhaton të korruptuarit dhe ne anën tjetër po i lufton me aktakuza ata që angazhohen për ndryshim e çlirim nga zhvatësit e matrapazet!

Sistemi i drejtësisë është edhe më keq sesa që ne mendojmë!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat