Mesazhi i Haradinajt me rastin e përvjetorit të Lumturimit të Nënës Terezë

Aktuale

Mesazhi i Haradinajt me rastin e përvjetorit të Lumturimit të Nënës Terezë

Më: 19 tetor 2017 Në ora: 16:34
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj përkujton 14 vjetorin e Lumturimit të Nënë Terezës, nga Papa Gjon Pali i Dytë.

Nëna Terezë, e shenjtëruar nga Papa Françesku vitin e kaluar,  u bë mishërimi i dashurisë dhe paqes në botë, është njëherësh simbol botëror i flijimit të njeriut për njeriun.

Nëna Terezë do të jetë gjithnjë frymëzuese për njerëzit e mirë dhe për vepra kulmore humane, veçanërisht për shqiptarët dhe Kosovën.

Dita e Lumturimit të Nënës Terezë duhet të na shërbejë si ikonë që të jemi më të përkushtuar për të ndërtuar një botë më të mirë për fëmijët tanë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat