Deputeti Tahiri paralajmëron "supriza" për të ardhmen e tij politike

Aktuale

Deputeti Tahiri paralajmëron "supriza" për të ardhmen e tij politike

Më: 19 tetor 2017 Në ora: 22:04
Tahiri - Pacolli

Deputeti i Aleancës Kosova e Re (AKR), Labinot Tahiri ka thënë se “së shpejti” do të këtë surpriza në të ardhmen e tij politike.

Në një shkrim të publikuar sot në rrjetin social Facebook, Tahiri ka deklaruar se do të vazhdojë ta mbajë korrektësinë me partinë e tij, AKR, mirëpo ka lënë dyshime mbi të ardhmen e tij në këtë parti.

“Rrallëherë kam dëgjuar se në politikë ka korrektësi….! Po vazhdoj ta mbaj korrektësinë time me partinë dhe obligimet e mia ndaj popullatës. Do vazhdoj ta sfidoj çdo gjë, me qëllim që mos ta mendojë ndonjëri që emri im është shuar sa i përket kontributit tim për vendin dhe qytetarët e mi?!!!!! Sëshpejti surpriza të reja në t? ardhmen time”, ka shkruar Tahiri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat