Prebreza: Kryeministri po rren, ministrat në fushata gjatë orarit të punës!

Aktuale

Prebreza: Kryeministri po rren, ministrat në fushata gjatë orarit të punës!

Më: 20 tetor 2017 Në ora: 00:16
Haradinaj dhe Preberza

"Ka pas vizita të ndryshme të cilat e qesin në rren atë që e ka thënë kryeministri"

Në emisionin debatues “CLICK” në RTV21 po diskutohet për fushatën elektorale të mbajtur për zgjedhjet lokale.

Duke e komentuar deklaratën e kryeministrit Ramush Haradinaj, në RTV 21 i cili tha se kabineti po del në fushatë pas orarit dhe nuk po përdoren veturat zyrtare, Visar Prebreza nga JNK tha se kjo nuk është e vërtetë.

Prebreza tha se kanë bërë një hulumtim dhe ka dal që shumica e ministrave postojnë fotografi në tubimet elektorale gjatë orarit të punës.

“Kemi bë një hulumtim të shkurtër edhe ka dal që pjesa ma e madhe e ministrave postojnë foto nga tubimet elektorale pikërisht në orarin e punës. Ka pas vizita të ndryshme këtu të cilat e qesin në fakt në rren atë që e ka thënë kryeministri që po i përmbahen të gjithë, ne kemi gjetur që nuk ju kanë përmbajt”, tha mes tjerash Prebreza.

Ndryshe, fushata elektorale përfundon nesër, të shtunën është heshtje parazgjedhore, ndërsa të dielen me 22 tetor mbahen zgjedhjet komunale në mbarë territorin e Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat