Reçica kërkon ndihmë nga Austria për zvogëlimin e papunësisë

Aktuale

Reçica kërkon ndihmë nga Austria për zvogëlimin e papunësisë

Më: 20 tetor 2017 Në ora: 09:22
Skender Reçica, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Gernot Pfandler me bashkëpunëtorë.

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, .Skender Reçica, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Gernot Pfandler me bashkëpunëtorë.

MPMS përmes një komunikate për media  bën të ditur se ministri Reçica e informoi ambasadorin austriak për gjendjen në Kosovë, me theks të veçantë për programin e Qeverisë së Kosovës, me fokus aftësimin profesional me qëllim zvogëlimin e papunësisë dhe punësimin e të rinjëve, duke theksuar se Kosova ka nevojë për ndihmën dhe bashkëpunimin me vendet mike, siç është Austria. 

Ministri Reçica dhe ambasadori Pfandler u dakorduan për të bashkëpunuar konkretisht rreth pensioneve dhe sigurimeve sociale mes Kosovës dhe Austrisë.

Ambasadori, Gernot Pfandler u shpreh që Austria është gjithëherë e gatshme për bashkëpunim me Kosovën, duke theksuar edhe traditën e gjatë të  bashkëpunimit mes vendeve tona.

Ministri Reçica dhe ambasadori Pfandler u zotuan për thellimin e mëtejmë  të bashkëpunimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat