Veseli e Lushtaku bëjnë thirrje që të votohet Bekim Jashari

Aktuale

Veseli e Lushtaku bëjnë thirrje që të votohet Bekim Jashari

Më: 20 tetor 2017 Në ora: 14:23
Pamje nga tubimi

Kryetari aktual i Skenderajt, Sami Lushtaku, bashkë me liderin e Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, iu kanë thirrje qytetarëve të Skënderajt që të dielën ta votojnë për kryetar komune kandidatin e pavarur Bekim Jasharin.

Në tubimin përmbyllës në Skenderaj, Lushtaku, falënderoi bashkëvendësit e tij për mbështetjen që i kanë dhënë atij dhe PDK-së gjatë gjithë kohës.

Ai i ka ftuar ata që me 22 tetor të dalin dhe të festojnë për fitoren e PDK-së në Skenderaj.

Lushtaku: Dilni dhe votojeni kryetarin e  pavarur

“Unë besoj që Drenica dhe Skenderaj ka 100 arsye me dal në zgjedhje dhe me vazhdua me besimin që e keni pas që 20 vite . Po besoj që PDK-ja, besimin që ia kemi dhënë për këto vite e ka përkthyer në punë dhe në projekte në Skenderaj. Unë besoj fuqishëm që më 22 tetor ne do ta festojmë fitoren e PDK-së, jo vetëm në Skenderaj, por në të gjithë Kosovën. Unë besoj fuqishëm, sepse puna jonë me juve bashkë për këto 10 vjet vërtetë ka qenë një mrekulli e madhe. Unë dua ta shfrytëzoj rastin që t’i falënderoj qytetarët e  Skënderajt, struktura e PDK-së të cilat vërtete kanë bërë shumë. Dhe unë fuqishëm se ato nuk do të lodhen asnjëherë në punën që ato e bëjnë. Edhe një herë iu falënderoj shumë, për besimin që na keni dhënë mua dhe PDK-së. Iu ftoj që më 22 tetor të dilni dhe ta votoni PDK-në , t’i votoni anëtarët e asamblesë komunale dhe ta votoni kryetarin e pavarur nëse kemi mundësi kështu me i thënë . Edhe ne besojmë fuqishëm se krejt ashtu i pavarur nuk është edhe ai”, tha Lushtaku.

Kryetari i PDK-së, Kadri Vesli, para qytetarëve të shumtë të mbledhur në sheshin “Adem Jashari” në Skënderaj është zotuar se nga 1 janari i vitit të ardhshme do të ketë rritje të pagave për sektorin publik dhe rritje për 20 përqind për familjet me ndihma sociale.

Ai ka përmendur edhe shumë projekte madhore që kanë nisur nga ish kryeministri Hashim Thaçi, duke thënë se në kohën e tij janë rrit pagat e janë shtruar shumë rrugë.      

Veseli: Nga 1 janari i vitit 2018  do të rrisim pagat dhe ndihmat sociale     

“PDK-ja do të jetë në shërbim të gjithë atyre që kanë ide për të nisur një biznese apo për të hapur vende të punës për të rinj dhe të reja në Skënderaj . Ne do të vazhdojmë me reformat fiskale në mënyrë që Kosova të jetë një nga vendet më atraktive për investitorë për prodhim, të rrisim numrin e të punësuarve në vend . Duke përkrahur dhe fuqizuar bizneset ne do të përmirësojmë edhe mirëqenien e qytetarëve tanë . Unë e pyes në Drenicë e gjithë Kosovën, kush i ka rritë pagat prej se është larguar nga kryeministri , Hashim Thaçi në udhëheqjen e qeveris PDK-ja , askush. kush ka filluar autostrada të reja në Kosovë që nga momenti që nuk  udhëheq qeverinë PDK-ja dhe Hashim Thaçi, askush . Të jeni të sigurte që nga 1 janari i vitit 2018-të , PDK duke e udhëhequr shumicën e dikastereve në qeveri , veçanërisht ministrin e Financave do të ketë rritje të pagave për gjithë sektorin publik në mënyrë permanente për katër vite”,  tha Veseli.

Ai nga sheshi i Skënderaj bëri thirrje që të votohet kandidati i pavarur Bekim Jashari ndërsa u betua se më kurrë nuk do  të ndodhë pagat e familjeve të dëshmorëve dhe veteranëve të UCK-së.

Veseli po ashtu ka thënë s e Drenica dhe Skenderaj janë shembull i fuqishëm se aty ku qeverisë PDK-ja , aty ndodh ndryshimi , ndodh zhvillimi dhe mirëqenia qytetare .

Sipas tij PDK-ja ka bërë shumë për Drenicën duke thënë se do të vazhdojnë të investojnë në Drenicë , në rrugë, shkolla, çerdhe, shërbime publike , përkrahjen e bizneseve të Drenicës , e po ashtu edhe për tërheqjen e investimeve të huaja dhe diasporës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat