Haradinaj: Liberalizimi i vizave varet edhe nga zgjedhjet e së dielës

Aktuale

Haradinaj: Liberalizimi i vizave varet edhe nga zgjedhjet e së dielës

Më: 20 tetor 2017 Në ora: 15:43
Ramush Haradinaj

Në ditën e fundit të fushatës, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka falënderuar partitë politike për fushatën e rregullt të zhvilluar derisa bëri lutje që të dielën të gjithë “t’ia zbardhim fytyrën Kosovës”.

“Mos harroni që nga procesi i rregullt zgjedhor varet liberalizimi i vizave dhe integrimi ”, ka thënë Haradinaj.

Zgjedhjet komunale në Kosovë janë të dielën, më 22 tetor.

Ndërsa, sot në mbledhjen e Qeverisë, kryeministri Haradinaj gjithashtu ka bërë të ditur se javën e ardhme për një vizitë në Kosovë do të arrijë përfaqësuesi i Këshillit të NATO’s, ndërsa muajin e ardhëm për vizitë në vendin tonë do të arrijë edhe kongresisti amerikan, Eliot Engel.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat