Thaçi: Çdo qytetari i garantohet e drejta e votimit pa frikë

Aktuale

Thaçi: Çdo qytetari i garantohet e drejta e votimit pa frikë

Më: 20 tetor 2017 Në ora: 19:12
Hashim Thaçi dhe Jan Braathu

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se të gjitha institucionet e vendit kanë ndërmarrë të gjitha masat që çdo qytetari të Kosovës t’i garantohet e drejta të votojë i lirë dhe pa frikë në ditën e zgjedhjeve.

Ai gjatë një takimi me shefin e misionit të OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu, u shpreh se Kosova ka ndërtuar traditë të mirë në organizmin e zgjedhjeve.

“Kosova ka dëshmuar se ka ndërtuar traditë të mirë në organizimin e zgjedhjeve fer, të lira dhe demokratike. Besoj se kjo praktikë e mirë do të rikonfirmohet edhe në zgjedhjet e së dielës, që do të mbahen në vendin tonë”, ka theksuar presidenti Thaçi.

Shefi i misionit të OSBE-së Braathu ka shprehur gatishmërinë e OSBE-së për mbështetjen në organizimin e zgjedhjeve.

“OSBE do të mbështesë KQZ-në në organizimin e zgjedhjeve në gjithë territorin e Kosovës, posaçërisht në pjesën veriore të Kosovës”, u shpreh ambasadori Brathu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat