Agim Bahtiri sërish u çon porosi Kadri Veselit e Sami Lushtakut

Aktuale

Agim Bahtiri sërish u çon porosi Kadri Veselit e Sami Lushtakut

Më: 20 tetor 2017 Në ora: 22:57
Bahtiri dhe Pacolli

Kryetari i deritashëm i Mitrovicës, Agim Bahtiri, i cili kandidon edhe një herë për këtë post, ka thënë se këtë komunë nuk do të mund më ta dirigjojnë Kadri Veseli dhe Sami Lushtaku.

“Nuk do ta lejoj Sami Lushtakun asnjëherë më të kthehet në komunë dhe të dirigjojë me komunën”, ka thënë Bahtiri në Info Lokale.

“Po i bëj apel Samiut, por edhe Kadri Veselit – le të largohen nga qyteti”.

“Asnjëherë, në asnjë formë, dhe në asnjë sekondë ata nuk do të kthehen në Mitrovicë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat