Specialët e EULEX-it dhe PK-së në lagjen e Sekiraqës

Aktuale

Specialët e EULEX-it dhe PK-së në lagjen e Sekiraqës

Më: 20 tetor 2017 Në ora: 23:16
Njësia speciale të Policisë së Kosovës

Njësia speciale të Policisë së Kosovës dhe Polic special të EULEX-it janë duke qëndruar në rrugën ku banon Enver Sekiraqa.

Policia e Kosovës ende nuk ka sqaruar motivin pse njësitë e saj elite janë duke qëndruar në këtë zonë. KALLXO.com ka kontaktuar me zëdhënsin Daut Hoxha por ky i fundit ka thënë se është duke pritur përgjigje për të ofruar sqarime.

Enver Sekiraqa është liruar nga paraburgimi mbrëmjen e së enjtes. Ai është liruar me një vendim të gjykatës së Apelit pas disa vitesh në paraburgim si i akuzuar për planifikimin e vrasjes së policit Triumf Riza.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat