Kurti voton, kjo është porosia e tij për qytetarët

Aktuale

Kurti voton, kjo është porosia e tij për qytetarët

Më: 22 tetor 2017 Në ora: 08:18
Albin Kurti

(E plotësuar) - Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka votuar para pak çastesh në Fakultetin Juridik në Prishtinë.

Në një prononcim për gazetar ai ka ftuar të gjithë qytetarët që të dalin ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar.

“Posa e ushtrova të drejtën demokratike si banorë i kryeqytetit moti është i ngrohtë dita është e bukur qytetarëve ju ka ardh vera kah dera, unë ftoj të gjithë qytetarët ta shfrytëzojnë votën e tyre” ka thënë Kurti para gazetarëve.

Të gjitha qendrat e votimit në Kosovë janë hapur në ora 07:00, dhe deri më tani policia ka konfirmuar se ky proces zgjedhor është duke ecur qetë.

***

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti po voton në qendrën e votimit në Fakultetin Juridik.

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat