86 prokurorë po përcjellin zgjedhjet

Aktuale

86 prokurorë po përcjellin zgjedhjet

Nga: Bota sot Më: 22 tetor 2017 Në ora: 09:03
Aleksandër Lumezi

Prokurori i Shtetit, ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për të realizuar mbrojtjen e votës në zgjedhjet lokale të Republikën e Kosovës të vitit 2017.

Sipas njoftimit nga Prokuroria, në bazë të kompetencave ligjore, Prokurori i Shtetit ka ndërmarrë veprimet e nevojshme ku ka caktuar një koordinator në nivel të shtetit dhe një zëvendës koordinator, si dhe shtatë koordinatorë për rajonet e Kosovës.

Prokurori i Shtetit, që nga ora shtatë e mëngjesit e ditës së sotme në tridhjetetetë komunat e Republikës së Kosovës, ka angazhuar 86 prokurorë të cilët do të përcjellin për së afërmi situatën gjatë procesit zgjedhor dhe janë në gjendje gatishmërie që të reagojnë aty ku do të paraqiten pengesat në procesin zgjedhor.

Prokurori i Shtetit, me qëllim të parandalimit të çdo parregullsie që lidhet me të drejtën e votës, fton qytetarët, mediat dhe shoqërinë civile të Republikës së Kosovës, të bashkëpunojnë dhe raportojnë te Policia dhe Prokuroria./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat