Maxhuni: Situata është në kontroll edhe në veri

Aktuale

Maxhuni: Situata është në kontroll edhe në veri

Më: 22 tetor 2017 Në ora: 12:50
Shpend Maxhuni, Daka dhe Lumezi

Shefi i policisë, Shpend Maxhuni, ka rikonfirmuar se procesi po shkon mirë dhe pa incidente. Ai po ashtu ka njoftuar se policia është duke vepruar me plan dhe ka të angazhuar numër të madh të zyrtarëve policorë.

“Edhe unë mund të ri konfirmoj, që nga aspekti i sigurisë në procesin zgjedhor, nuk ka ndonjë incidentet të natyrës serioze. Policia e Kosovës ka plan me masa të gjëra për këtë ditë. Realisht, ne kemi filluar angazhimet tona në fazën parazgjedhore disa ditë më parë. Por, sot ne kemi të angazhuar një numër relativisht të madh të zyrtarëve policorë në kapacitete të ndryshme, për të ofruar siguri në aspekte të ndryshme në të gjitha qendrat e votimit ku ky proces do të mbahet dhe do të përcjellim situatën për së afërmi në mënyrë që të sigurohemi se nëse eventualisht ka ndonjë incidentet të natyrës që duhet angazhuar apo kyçur Policia e Kosovës ajo do të ndërmarrë të gjitha veprimet dhe masat e nevojshme me kohë”, tha Maxhuni.

Ai po ashtu ka thënë se situata në pjesën veriore është nën kontroll dhe se Policia e Kosovës është institucioni përgjegjës për ofrimin e sigurisë për këtë proces dhe do ta monitorojë situatën sikurse në çdo pjesë tjetër të Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat