Parregullsitë në Podujevë, vonesa në hapjen e vendvotimeve e tentim për të votuar dy herë

Aktuale

Parregullsitë në Podujevë, vonesa në hapjen e vendvotimeve e tentim për të votuar dy herë

Më: 22 tetor 2017 Në ora: 16:07
Ilustrim

Rrjeti i OJQ-ve Lokale "Demokracia Fillon Këtu", që është duke monitoruar zgjedhjet lokale në Podujevë ku ka evidentuar disa parregullsi.

Ky rrjet i OJQ-ve ka evidentuar vonesa të hapjes së vendvotimeve, tentim për të votuar dy herë.

Kjo është komunikata e plotë:

Sot qytetarët e Podujevës janë duke votuar në 45 qendra votimi, deri më tani nga vëzhguesit tanë në terren është raportuar se është duke u zhvilluar një proces i rregullt zgjedhor edhe pse në disa qendra votimi janë raportuar se ka pasur shkelje të vogla siç janë: Vonesa në hapjen e qendrave të votimit

Qendra e votimit 1815E në Shtedim është hapur pas 10 minutave vonesë.

Në Llapashticën e Poshtme qendra e votimit 1802E është hapur me 13 minuta vonesë.

Qendra e votimit 1818E në shkollën “Zahir pajaziti” në Orllan është hapur me 15 minuta vonesë.

Edhe në shkollën e mesme “Fan Noli” qendra e votimit 1801E është hapur pas 10 minuta vonesë.

Në shkollën “Shaban Shala”  qendra 1802E njëra nga pikat e votimit është hapur pas 30 minutave vonesë.

Ndërsa, libri orientues i votuesve të Vushtrrisë ka shkuar në Orllan duke mbetur Orllani pa libër orientues për votuesit.

Ndër shkeljet tjera janë evidentuar edhe fillimi i votimit në një vendvotim pa i vendosur shiritat e sigurisë në kutitë e votimit nga ora 07:00 deri 07:45 min.

Tentimi për të votuar dy here i një votuesit në Llapashticë të poshtme,

Fotografimi i votës nga një qytetarë për të cilin është njoftuar kryesuesi i vendvotimit dhe i njëjti nuk ka ndërmarr asnjë veprim.

Në shkollën Naim Frashëri një qytetarë nuk është lejur të votoj me letërnjoftim të UNMIK-ut,

Në Shkollën Kongresi i Manastirit nga ora 10:40 deri në ora 10:55 në një vendvotim komisionarët kanë lëshuar vendvotimin përnjëherë dhe  s’ka të dhëna pse!

Në përgjithësi deri rreth orës 13:00, kanë votuar 15% të  qytetarëve me të drejtë vote. Në orët e pasdites vërehet një numër më i madh i daljes së qytetarëve për të votuar.

Raporti i radhës do të jepet pas orës 117:00.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat