Vjosa Osmani: Thaçi po e turpëron institucionin e presidencës

Aktuale

Vjosa Osmani: Thaçi po e turpëron institucionin e presidencës

Nga: A.S. Më: 25 tetor 2017 Në ora: 10:58
Vjosa Osmani

Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani është shprehur kritike ndaj presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.

Ajo ka thënë se presidenti po e keqpërdor këtë institucion në shumë mënyra.

Mënyra e parë e keqpërdorimit të këtij institucioni sipas saj, është se Thaçi ka bërë fushatë në favore të PDK-së.

“Ky institucion po tregohet diksrkiminues me qytetarët e Kosovës. E kemi për obligim në këtë kuvend ku është zgjedhur ai, të ngritim zërin ndaj tij. Presidenti nuk po luan rolin e unifikuesit", tha ajo.

“Ai filloi të mbledh vota për rrëzimin e qeverisë, dhe u angazhua në fushatë duke favorizuar PDK-në. Pra presidenti ka bërë fushatë gati në të gjitha komunat në favore të PDK-së”, tha më tej Osmani.

Ajo tha se çështja e dytë që ai po e keqpërdor rolin e tij, është bisedimet me Serbinë.

“Presidenti në kundërshtim me rezolutën e Kuvendit për bisedimet e Brukselit, po bën marrëveshje më Serbinë. Ky president jo që nuk e përfaqëson popullin, por po e turpëron këtë institucion”, tha Osmani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat