Thaçi: Ja kur do ta njohë Vatikani shtetin e Kosovës

Aktuale

Thaçi: Ja kur do ta njohë Vatikani shtetin e Kosovës

Më: 26 tetor 2017 Në ora: 22:18
Hashim Thaçi

Hashim Thaçi, president i Kosovës sonte në ‘Zona e Debatit’ ka thënë se Vatikani do ta njohë Kosovën në një të ardhme jo të largët.

”Në takimin e Papa Franceskun, ai më ka thënë se Vatikani do ta njohë Kosovën në një të ardhme jo të largët. Ka mbetur të studiojnë kohën dhe rrethanat se kur do të ndodh kjo.  Do të jetë njohje e  rëndësishme për Kosovën’’, ka treguar Thaçi.

Ai tutje ka thënë se Papa është i inkurajuar me njerëzit e Kosovës, me dialogun fetar dhe këtë kulturë qytetare.

Sipas tij, Kosova shumë shpejtë Kosova do ta ketë përfaqësuesin e vetë atje dhe se Vatikani po e mirëpret.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat