Haradinaj takon drejtorin e Kryqit të Kuq Ndërkombëtar për Kosovën

Aktuale

Haradinaj takon drejtorin e Kryqit të Kuq Ndërkombëtar për Kosovën

Më: 1 nëntor 2017 Në ora: 16:22
Ramush Haradinaj në takim me drejtorin rajonal të Komitetit të Kryqit të Kuq Ndërkombëtar (KNKK) për Evropë dhe Azi Qendrore, me zyrë në Gjenevë, Patrick Vial

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim drejtorin rajonal të Komitetit të Kryqit të Kuq Ndërkombëtar (KNKK) për Evropë dhe Azi Qendrore, me zyrë në Gjenevë, Patrick Vial, i shoqëruar nga Agim Gashi, shef i Misionit të KNKK në Kosovë, të cilët e kanë përgëzuar atë për zgjedhjen në krye të Qeverisë së vendit.

Ai ka biseduar me Vial-in dhe Gashin për mbështetjen që kjo organizatë globale i ka dhënë Kosovës dhe popullit të saj.

Haradinaj e ka falënderuar Patrick Vial-in për angazhimin e KNKK në hulumtimin dhe zbardhjen e fatit të të pagjeturve të luftës në Kosovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat