Llimaj: Krijimi i vendeve të reja të punës arrihet duke mbështetur prodhuesit vendorë

Aktuale

Llimaj: Krijimi i vendeve të reja të punës arrihet duke mbështetur prodhuesit vendorë

Më: 4 nëntor 2017 Në ora: 16:20
Limaj në OEK

Zëvendës-kryeministri i Republikës së Kosovës, Fatmir Limaj së bashku me Ministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale Skender Reçica,  kanë vizituar të shtunën Odën Ekonomike të Kosovës, me ç’rast u pritën nga kryetari i OEK-ut Safet Gërxhaliu.

Në këtë takim, temë diskutimi ishte bashkëpunimi dhe avancimi i proceseve ekonomike, e me theks të veçantë mundësitë e krijimit të vendeve të reja të punës.

Më këtë rast i pari i OEK-ut Safet Gërxhaiu, ka deklaruar se sot ishte një takimi i veçantë dhe në kontribut të partneritetit publiko-privat. “Në Odën Ekonomike, çdo ditë kemi takime, por sot është një takim i veçantë me zëvendës-kryeministrin  Fatimir Limaj, kam nderin po ashtu të përshëndes z Reçica”, u shpreh ai. Gërxhaliu ka thënë se sfidat e grumbulluara prej kohësh duhet ë zgjidhen me shpejtësi.

“Është e vërtet që sfidat janë grumbulluar dhe është e pamundur që në shpejtësi të zgjidhen problemet e grumbulluara nga e kaluara,  por në bashkëpunim me ministritë jep shpresë që problemet do t’i takojnë të kaluarës”, ka deklarua ai.

Sipas tij, partneriteti publiko privat duhet të jetë prioritet.

“Sot po promovohet një dëshmi që dialogu dhe partneriteti publiko privat duhet të jetë prioritet. Kemi të bëjmë për nevojën dhe mbështetjen e zhvillimit ekonomikë si garancë e zhvillimit dhe krijimit të vendeve të reja të punës. Është koha kur duhet të bëhet më tepër për edukim,  sepse për integrim ekonomik pa një sistem të mirë të arsimit . Është koha që duhet të bëjmë ndërprerjen e akademizmit dhe ne duhet të kemi edukim për vendet e reja të punës. Besoj që ne s’kemi nevojë vetëm për mbështetje të prodhimit,  por duhet edhe ta mbrojmë që të mos i krijojmë hapësirë vërshimit të importit”, tha kreu i OEK-ut Safet Gërxhaliu.

Ai foli edhe për CEFTA-n dhe sipas  tij, tani tuje ekonomia e Kosovës duhet të prezantohet zëshëm. “Sa i përket CEFTA-s dhe tani e tutje zërin e ekonomisë duhet ta kemi ne. Nuk s’duhet që për interesa politike të anashkalojmë zhvillimin ekonomik i cili është stabilitet social e politik. Është koha kur duhet të ngritët debati për ligjin e punës”, është shprehur Gërxhaliu.
Kurse, zëvendës-kryeministri i Republikës së Kosovës, Fatmir Limaj, ka thënë se duhet të kenë takime të vazhdueshme me Odën Ekonomike të Kosovës, për të ndërtuar partneritet në saje të progresit ekonomik të Kosovës.
“ Ideja e këtij takimi është më tepër e jona dhe kemi dhënë sinjal që ne duhet të kemi angazhim të vazhdueshme me Odën Ekonomike për të ndërtuar partneritet me ta. Askush më mirë se Oda Ekonomike,  nuk e  din se cilat janë problemet e vendit në fushën ekonomike. Askush nga ne nuk e  dinë më mirë për problemet dhe pengesat e zhvillimit. Një qeveri nëse do të bëjë hap të mëtutjeshme duhet të ketë vesh të dëgjoj, dhe vizion të ndërtoj partneritet me njerëzit që dinë më së miri punën e tyre”, ka thënë ai.

Limaj vlerësoi lartë kontributin e bizneseve vendore dhënë në fushën e zhvillimit ekonomik dhe punësimit .Ai tha se bizneset vendore janë ambasadorët më të mirë të këtij vendi dhe premtoi përkrahje për ta.
 “Fatkeqësisht paragjykimet dhe percepsioni negativ vazhdon të jetë ndaj atyre që e kanë barrën kryesore të zhvillimit ekonomik dhe në këtë drejtim duhet bashkë të angazhohemi ta ndryshojmë percepsionin dhe e dyta duhet të ndërtojmë një partneritet të besimit që nënkupton ndarjen e detyrave dhe përgjegjësive për ta quar përpara vendin. Ka ardhur koha që biznesmenët jo vetëm që duhet ta ndjejnë veten drejtues të kompanive, por kanë edhe përgjegjësi ndaj vendit dhe janë burrështetas që mund ta qojnë përpara vendin. Falë vizionit të tyre hapen vende të reja të punës, mbushtë arka e shtetit,  ngritët mirëqenia dhe ashtu siç i bënë bota dhe bizneset të cilat janë të mëdha në vend ata janë elita e shtetit dhe kështu duhet t’i trajtojmë ne ata, sepse kanë ndikuar direkt në zhvillimin e vendeve”,ka thënë Limaj, duke shtuar se Qeveria e Kosovës, ka vullnetin që të bëjmë hapa konkret. “Disa hapa i kemi ndërmarrë, pra janë hapat qe të vazhdojmë punët e mira qe kane filluar nga qeveria e kaluar. Ne e dimë gjithashtu se tregtia dhe prodhimi janë sektorët më të rëndësishëm të vendit tonë”, deklaroi ai.

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale Skender Reçica, tha se temat e diskutimit me Odën Ekonomike të Kosovës, janë indikatorët që do të kontribuojnë në hartimin dhe gjetjen e mundësive për të krijuar vende të reja të punës për të rinjt.

 “Këto janë tema që prekin edhe interesin e biznesit edhe të qytetarëve dhe institucioneve tona që ka të bëjë me mbështetjen institucionale që duhet ta kenë dhe së bashku me këtë mbështetje,  që do të ndikohet në rritjen e cilësisë së punësimit. Rritja e punësimit në vend është obligim i yni. Pa dyshim është punësimi i të rinjve dhe të reja dhe në veçanti i atyre më edukim superior”, ka thënë ministri Reçica.

Ai më tutje shtoi se  të gjeturat e Odës Ekonomike do të shërbejnë si bazament për hartimin e politikave të punësimit nga ministria që ai e drejton .

“Gjatë këtyre dy muajve isha pjesë e tryezave ku janë prezantuar hulumtime mbi sfidat e punësimit dhe njëri hulumtim ishte dhe nga Oda. Këto hulumtime që janë bërë që kanë të bëjnë me sfidat dhe nevojat e bizneseve janë duke na ndihmuar në hartimin e politikave të biznesit në Kosovë. Ne kemi marrë vesh që bizneset nuk po mund të gjejnë të punëtor të kualifikuar.Ne bashkë me MASHT-in kemi diskutuar se çfarë mund të bëjmë që të t’ju ndihmojmë juve, pasi duke i‘u ndihmuar juve ne ndihmojmë të rinjtë tanë që janë duke pritur për të gjetur një punë. Koncepti i skemave sociale në vend vërtet ka rrëshqitur nga koncepti që duhet ta ketë. Po të merret ai buxhet dhe të orientohet në një sektor që ka në funksion  zhvillim  besoj se të gjithë ata që janë të përfshirë në skema do të dalin dhe të punojnë. Ne jemi të interesuar që atë mbështetje sociale ta orientojmë përmes krijimit të masave aktive të tregut të punës”, ka thënë Reçica, duke shtuar se fokusi  i tyre është që brenda mandatit të tyre të angazhohen fuqishëm që numri i qytetarëve me asistencë sociale të zvogëlohet, duke i angazhuar më tregun e punës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat