“Mospajtimet mes Thaçit e Haradinajt janë më të vjetra se institucionet e Kosovës”

Aktuale

“Mospajtimet mes Thaçit e Haradinajt janë më të vjetra se institucionet e Kosovës”

Nga: H.Orana Më: 6 nëntor 2017 Në ora: 20:57
Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj

Ndonëse PDK e AAK qeverisin së bashku, ata duket se ende vazhdojnë të kenë mospajtimet e njëjta ndërmjet vete, sikur në kohën kur njëra ishte pozitë dhe tjetra opozitë. Mospajtimet më të mëdha duket të jenë në mes të ish kryetarit të PDK-së, Hashim Thaçit, tash President vendi dhe kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinajt, tash kryeministër.

Ushtria, demarkacioni dhe asociacioni po dalin të jenë problematike për këto dy parti që po bashkëqeverisin vendin.

Por njohësi i çështjeve juridike, Blerim Burjani thotë se problemet e tyre janë të vjetra, edhe më të vjetra se sa institucionet e vendit.

Image
Blerim Burjani

“Hendeku i ndasive në mes të Thaçit dhe Ramushit janë të vjetra, por edhe më të vjetra se institucionet e Kosovës të themeluar që nga koha e UNMIK-ut edhe pas pavarësisë në vitin 2008. Ndasitë e vjetra janë edhe këto të sotit, ato shihen, koalicioni ishte i zorit, PDK pa dashja ia dha këtë post por nuk pati tjetër rrugë, ishte gabimi më i madh strategjik i PDK-së. Sot qeverisin me shtetin dy parti të vogla, pa kuadra dhe qeverisin me fmailjarë dhe miq e shokëve të kafeve”, vlerëson Burjani.

Sipas tij, mospajtimet në mes vet këtij koalicioni janë kaherë evidente, demarkacioni, asociacioni dhe ushtria janë tre probleme madhore të vendit, pa zgjidhje që kanë sjellë edhe zgjedhjet e jashtëzakonshme.

“Kosova gjendet në ngërq, nuk ka zhvillim as zgjidhje për problemet, edhe më keq deri tash asnjë zgjidhje e problemeve madhore, e as çështja e mbrojtjes shëndetësore”, thotë analisti Burjani./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat