“Hashim Thaçi, Gramoz Ruçi, Kadri Veseli, secila tenxhere e gjen kapakun e vet”

Aktuale

“Hashim Thaçi, Gramoz Ruçi, Kadri Veseli, secila tenxhere e gjen kapakun e vet”

Nga: B.S Më: 6 nëntor 2017 Në ora: 22:16
Hashim Thaçi dhe Gramoz Ruçi

Donika Gërvalla, e bija e heroit Jusuf Gërvalla, ka komentuar vizitën e sotme të kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Gramoz Ruçit në Kosovë.

“Kur iu jep pushtet tuxharëve dekorojnë njëri-tjetrin me medalje dhe tituj, këndej e andej kufirit. Nuk e harrojnë njëri-tjetrin këta, jo. Nuk kanë faj këta, por ne që i njohim se çfarë malli janë dhe prapë i mbajmë në pushtet”, ka shkruar Gërvalla, përcjellë “Bota sot”.

Ja postimi i plotë:

Sa bukur! 
Hashim Thaçi, Gramoz Ruçi, Kadri Veseli.
Secila tenxhere e gjen kapakun e vet!
Kur iu jep pushtet tuxharëve dekorojnë njëri-tjetrin me medalje dhe tituj, këndej e andej kufirit. Nuk e harrojnë njëri-tjetrin këta, jo.
Nuk kanë faj këta, por ne që i njohim se çfarë malli janë dhe prapë i mbajmë në pushtet.
Lirinë do ta gëzojmë tek kur të çlirohemi nga korrupsioni dhe krimi i organizuar. Deri atëherë do të shtohen padrejtësia, varfëria, kaosi dhe do të rritet edhe më i lartë gardhi i izolimit rreth e rreth Kosovës. 
E di, e vërteta dhemb por nuk mund të heshtet.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat