“Haradinaj të argumentojë demarkacionin ose t’i kërkoj falje popullit për dëmet që iu ka bërë”

Aktuale

“Haradinaj të argumentojë demarkacionin ose t’i kërkoj falje popullit për dëmet që iu ka bërë”

Nga: H.Orana Më: 7 nëntor 2017 Në ora: 15:40
Ramush Haradinaj

Presidenti Hashim Thaçi ka kohë që ka deklaruar se do të formojë ushtrinë e Kosovës. Madje sipas tij, Kosova do të bëhet ushtri brenda pak muajsh. Por pavarësisht deklarimeve të tij, kjo çështje ka mbetë pengë.

Njohësi i çështjeve politike, Leon Duhanaj në një prononcim për “Bota sot” thotë se presidenti Thaçi deri më tani ka dështuar në shumë iniciativa.

Image
Leon Duhanaj

“Presidenti Thaçi, ka dështuar në  shumë pika, por ka qenë  i shkathtë në mënyrën se  si këto dështime i ka arsyetuar para popullit. Vec liberalizimi i vizave, me të cilin ka filluar me premtime vite me radhe. Pastaj premtimi per themelimin e ushtrisë. E ka provuar në Variante të ndryshme, por nuk e ka realizuar. Demarkacionin, e ka nënshkruar, duke e bërë çështje të kryer e për të cilën tani kemi probleme të brendshme dhe fqinjësore”, thotë ai.

Duhanaj thotë më tutje se sa i përket demarkacionit, presioni bie mbi kryeministrin Haradinaj, i cili duhet ose të argumentojë kauzën e tij ose të dalë të ju kërkojë falje popullit për dëmet e shkaktuara.

“Megjithatë,  kur flasim për demarkacionin, duhet ta ndajmë edhe mendimin se Kryeministri Haradinaj, e bëri kauzë të tij, deri në rrëzimin e qeverisë, ndërsa tani presioni bie mbi të , pasi që duhet të ofrojë argumente, që dokumentojnë kauzën e tij, ose të dalë e të  kërkojë falje  para qytetarëve për dëmet që iu  kanë bërë”, thotë ai.

Sipas tij, qytetarët e Kosovës, kanë mbetur të ngujuar, falë paaftësisë dhe papërgjegjësisë politike të udhëheqësve shtetërore.

“Këndej është koha e fundit, që klasa politike e Kosovës, të tregohet më e përgjegjshme dhe më e sinqertë me qytetarët”, përfundon analisti Duhanaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat