Pas Prishtinës, edhe në këtë Komunë nënshkruhet koalicioni VV-AKR

Aktuale

Pas Prishtinës, edhe në këtë Komunë nënshkruhet koalicioni VV-AKR

Nga: B.S Më: 8 nëntor 2017 Në ora: 13:12
Lëvizja Vetëvendosje

Pas nënshkrimit të koalicionit në Prishtinë mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Aleancës Kosova e Re, këto dy parti do të nënshkruajnë koalicion edhe në Komunën e Mitrovicës.

“Sot, e mërkurë (08.11.2017), në Mitrovicë do të nënshkruhet marrëveshja për bashkëqeverisje midis AKR-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje. Marrëveshjen do ta nënshkruajnë kryetari i Degës së AKR-së në Mitrovicë, Agim Bahtiri  dhe ai i Degës së Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicë, Faruk Mujka. Marrëveshja do të nënshkruhet në sallën e medieve të Kuvendit të Komunës, duke filluar në ora 16:00”, thuhet në njoftimin e AKR-së./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat