Gecaj tregon arsyet e marrëveshjes VV-AKR

Aktuale

Gecaj tregon arsyet e marrëveshjes VV-AKR

Nga: A.S Më: 8 nëntor 2017 Në ora: 17:03
Bajram Gecaj

Anëtari i LDK-së, Bajtam Gecaj ka treguar arsyet e marrëveshjes së koalicionit në mes së Vetëvendosjes dhe AKR-së në komunën e Prishtinës dhe të Mitrovicës Jugore.

Në një koment në Facebook, Gecaj ka thënë se për hirë të pushtetit përfaqësuesit e këtyre dy subjekteve politike janë në gjendje të bëhen të butë si miu dinak.

Ky është komenti i tij i plotë:

PSE MARRËVESHJA LVV-AKR?

• LVV tanimë është sprovuar se janë në gjendje që për hir të pushtetit të bëhen të butë si miu e dinak si dhelpra....absolutisht nuk respektojnë asnjë nga ato parime në të cilat çirren çdo dite si “tellalli”!
• Ndërsa kalkulanti Behxhet Pacolli partinë e tij, me elektoratin krejtësisht Rugovist, e (keq)përdorë për interesa të pastra personale. Koalicioni me LVV i nevojitet për ta kaluar pragun në zgjedhjet shumë të afërta qendrore!

Megjithatë, unë besoj shumë se elektorati prishtinas, duke përfshirë edhe Rugovistët e AKR-së, nuk do të bijë pre e kalkulimeve të askujt, por se do të votojnë Arban Abrashin, për një të ardhme më të ndritur për ta dhe fëmijët e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat